Categories Lajme

Emigranti: Le të më japë Edi Rama lekë se nuk dal 1 muaj

Në doganën e Kapshticës vijon kthimi i qytetarëve shqiptarë nga Greqia. Sot ka hyrë në fuqi edhe urdhri i ri, ku të riatdhesuarit do të karantinohen për 14 ditë në banesat e tyre dhe jo në hotele. Mirëpo, situata nuk paraqitet e mirë në Kapshticë. Gazetarja Lediona Xheladinaj raporton se emigrantët e kthyer kanë mbetur në rrugë, pasi nuk ka organizim për transportin e tyre.

Një prej tyre shprehet i irrituar, teksa thotë se udhëtimi nga Selaniku për në Kakavijë i ka kushtuar, ndërsa përpos kësaj ka marrë edhe 600 euro gjobë nga pala greke. Ndërkohë nuk kursen as ironinë për karantinimin 14 ditor në banesë. “Erdha nga Selaniku me taksi, pagova 100 euro. Paratë i mora borxh. Kam marrë edhe gjobë 600 euro nga grekët, sepse kam kaluar ditët. S’kam ku ti gjej lekët, do ia marrim Edi Ramës dhe Ilir Metës. Ata të na japin lekë. Le të më japë lekë ai dhe të rri në shtëpi unë, jo 14 ditë por 1 muaj rri”, shprehet ai.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Krujë/ Grabitet një pikë karburanti

Një pikë karburanti në Krujë është grabitur me armë gjatë natës. Policia ka identifikuar dhe…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Është ndarë nga jeta mbrëmjen e së hënës mjeku i njohur pediatër Edi Tushe

Është ndarë nga jeta mbrëmjen e së hënës mjeku i njohur pediatër Edi Tushe. Lajmin…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aktorja e njohur turke ndërron jetë në moshën 35-vjeçare…

Aktorja turke, Ece Irtem, e njohur për rolin e saj si Isil në serialin “One…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Mimoza Ahmeti fiton Ferma Vip 3

Poetja Mimoza Ahmeti ka triumfuar në edicionin e tretë të Ferma Vip. Ndryshe nga cfare…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Zbulohet ‘foleja’ e prostuticionit në Fier, arrestohen dy kolumbiane

Dy kolumbiane 20 dhe 30-vjeçe kanë rënë në prangat e policisë së Fierit për prostitucion. D.C dhe G.C…

LEXO ME SHUME