Categories Lajme

Sejko publikon Fletën e Lavdërimit: Babai i Hilës, oficer sigurimi

Genc Sejko i cilësuar si njeriu i memeve i ka dhënë një përgjigje ish-zv. ministrit që qeverisë Rama, Dritan Hila, pasi ky i fundit e cilësoi protestën e zhvilluar pak ditë më parë në Sheshin Skëndërbj një protestë idiote. Në një reagim të ashpër lidhur me protestën, Hila shprehej se nuk duhet protesuar në kohë pandemie sepse “armiku i padukshëm”, të bën gjëmën. “Te organizosh miting ne kohe pandemie dhe te akuzosh policine per dhune ne shperndarje, kete vetem idiotet mund ta bejne. Pastaj, te akuzosh ata qe nuk behen pale me idiotet, si pro Rames, eshte nje standart qe e kapin vetem
Idiotet shqiptare. Kam nje keshille per keta intelektualet: Ne vend se te jepni keshilla nga shtepia, nenshkruani nje deklarate qe ne rast se infektoheni, nuk doni sherbim shendetesor as per vete dhe as per familjaret. Kaq e thjeshte.

Edhe perendimi ka te tille hajvane, por nuk ju jep njeri ze ne gazeta serioze dhe as ka parti politike qe behen pale me ta. Perkundrazi. Ata qe degjohen jane profesionistet. Jane statistikat qe flasin per nje semundje vdekjeprurese qe trembi edhe mjeket. Degjoni Tritan Kalon, Arian Harxhin, Pellumb Piperon dhe profesioniste qe kane mbaruar shkolle e specializime per kete pune dhe jo gjithfare deficentesh e deficentesh mazokiste“, shkruante Hila. Një ditë më parë Sejko ka publikuar një dokument të vitit 1973 që tregon se babai i Dritan Hilës i cili sot drejton një emision televiziv, ishte oficer sigurimi. Në letër ai falenderohet për punën këmbëngulëse që ka treguar ndaj të dënuarave në Burgun e Spaçit. “Për punën e lodhshme, këmbëngulëse, të zgjuar e vigjilente që bëtë si pjesëtar i grupit të hetimit ndaj të dënuarve të Spaçit, duke dhënë një kontribut të mirë në zbulimin dhe dokumentimin e veprimtarisë armiqësore me cilësi të lartë e brenda një kohe të shkurtër, ju falenderoj dhe uroj gjithnjë suksese në kryerjen e detyrave që u ka ngarkuar Partia”, thuhet në letër.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Krujë/ Grabitet një pikë karburanti

Një pikë karburanti në Krujë është grabitur me armë gjatë natës. Policia ka identifikuar dhe…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Është ndarë nga jeta mbrëmjen e së hënës mjeku i njohur pediatër Edi Tushe

Është ndarë nga jeta mbrëmjen e së hënës mjeku i njohur pediatër Edi Tushe. Lajmin…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aktorja e njohur turke ndërron jetë në moshën 35-vjeçare…

Aktorja turke, Ece Irtem, e njohur për rolin e saj si Isil në serialin “One…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Mimoza Ahmeti fiton Ferma Vip 3

Poetja Mimoza Ahmeti ka triumfuar në edicionin e tretë të Ferma Vip. Ndryshe nga cfare…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Zbulohet ‘foleja’ e prostuticionit në Fier, arrestohen dy kolumbiane

Dy kolumbiane 20 dhe 30-vjeçe kanë rënë në prangat e policisë së Fierit për prostitucion. D.C dhe G.C…

LEXO ME SHUME