Categories Lajme

Emmanuel Macron kërkon Rusinë në KiE…

Presidenti francez Emmanuel Macron, ka bërë thirrje për forcimin e lidhjeve midis vendeve evropiane për të balancuar “kthimin e frikës që ushqen vendosjen e regjimeve autoritare”.

Nga Asambleja Parlamentare e Këshillit të Evropës në Strasburg, Macron në të njëjtën kohë, mbrojti vendimin për ta mirëpritur Rusinë, pavarësisht krizës për Krimen dhe kërcënimit të Ukrainës dhe pesë vendeve ish-bllokut sovjetik se do të largohen nga Këshilli i Europës.

Presidenti francez tha gjithashtu se, “Nuk është një gjest mirësjellje. Është një zgjedhje që na lejon të kërkojmë nga Rusia që të respektojë plotësisht detyrimet dhe të përmbushë detyrat e saj ndaj Këshillit të Evropës.

Kjo i shërben Këshillit të Evropës të ketë një forcë kolektive, edhe më e rëndësishme dhe efektive, në rast përsëritje të situatave të tilla”.

Kreu i shtetit francez u takua gjithashtu me Oleg Sensov, kineasti ukrainas i burgosur prej 4 vitesh në një burg rus në Rrethin e Arktikut, i cili u la i lirë bashkë me 24 marinarë, të arrestuar gjatë incidentit midis anijeve ruse dhe ukrainase në ngushticën e Kerch.

Macron theksoi se ka ende të burgosur të tjerë prej konfliktit Rusi-Ukrainë dhe se ai do ndihmojë që ata të kthehen në shtëpi.

Lëvizja e presidentit francez vjen pas dakordësisë që ai pati me presidentin amerikan Trump që të ftojnë Rusinë vitin e ardhshëm në samitin e G7-ës, me kusht që Moska të bëjë përparime në bisedimet për paqen me Ukrainën.

Putin, gjatë takimit me liderin e Elysée në rezidencën verore të ‘Fort de Bregancon’, tha se nuk do ta refuzojë një ftesë hipotetike nga G7 dhe Këshilli i Evropës, sepse “çdo kontakt, në çfarëdo formati, me partnerët është i dobishëm”.

Përtej lëvizjeve politike dhe diplomatike, duket se presidenti francez Emmanuel Macron ka marrë në dorë rolin udhëheqës në Europë teksa ai këshillohet me Putin për krizën në Ukrainë, fton ministrin e Jashtëm të Iranit në takimin e G7-ës apo dhe bën bën aleanca jashtë BE.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Arrestimi i Agasit, reagon Policia: Pranga edhe Shpatarakut, dhunoi stafin e hotelit në Dhërmi

Policia e Shtetit ka dalë me njoftim zyrtar në lidhje me arrestimin e Ergys Agasit,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Tragjedi në familjen shqiptare në SHBA, zjarri i merr jetën 3 fëmijëve, detaje

Një tragjedi e rëndë ka goditur një familje shqiptare në Jacksonville të Floridës, ku tre…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Greqi, gruaja prej vitesh dhunohej nga bashkëshorti! 44-vjeçarja kishte vendosur të divorcohej!

Mediat greke kanë zbardhur detaje të reja në lidhje me krimin e ndodhur ditën e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Dhërmi, arrestohen dy persona, Shisnin doza kokaine dhe kanabisi

Dy persona janë arrestuar në flagrancë pasi shisnin doza kokaine dhe kanabisi në Dhërmi. Në…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Kamioni shpërthen në flakë gjatë ecjes pranë Laçit

Një kamion i tonazhit të mesëm u përfshi sot (25 gusht) nga flakët në rrugën…

LEXO ME SHUME