Categories Showbiz

Emocionet para Eurovizionit, Anxhela Peristeri zbulon detajet

Anxhela Peristeri do të ngjitet në skenën e Eurovizionit në natën e dytë, më 20 maj dhe do të jetë e 11-ta në radhë për të kënduar. Ajo do përfaqësojë këtë vit Shqipërinë me këngën ‘Karma’, e cila ka vendosur t’i qëndrojë versionit shqip të këngës duke ndryshuar vetëm disa detaje të vogla. Ajo ka qenë e ftuar këtë të shtunë në emisionin Soiree me Jonida Shehu në ABC dhe ka folur për emocionet para Eurovizionit dhe përgatitjet për t’u ngjitur në skenë.

Këngëtarja ka bërë të ditur se përsa i përket performancës, do të bashkëpunojë me koreografen e njohur suedeze, Sacha Jean-Baptiste me të cilën ka rënë në kontakt nëpërmjet e-mailit. Duke marrë parasysh faktin që jetojmë në një kohë pandemie dhe mënyra jonë e jetesës ka ndryshuar tërësisht, do të jetë vetëm një  audiencë e kufizuar që do të lejohet të marrë pjesë në Eurovision e cila do të mbahet në Roterdam të Holandës.

Anxhela Peristeri në Soiree ka theksuar gjithashtu një ndër rregullat kryesore këtë vit të Eurovizionit. Sipas saj dhe grupit organizativ ata do të qëndrojnë 13 ditë në Roterdam, por të karantinuar 13 ditë atje, të gjitha delegacionet do të jenë të karantinuar. Do të bëjnë testin përpara se të shkojnë ditën tjetër për prova”, tha Kleart Duraj.

Ndërsa Anxhela shtoi: “Në qoftë se një anëtar i skuadrës tonë sëmuret me kovid, nuk del në skenë. Nuk s’kualifikohet, por transmetohet live në led” Shefi i Delegacionit të Shqipërisë Kleart Duraj tha se në fakt ata e kanë kundërshtuar këtë rregull, pasi këto kufizime janë të tepërta për këngëtarët duke pasur parasysh ngarkesën emocionale për performancën e tyre në skenë.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Showbiz

“A më godet që të ndihesh burrë?!”- Rrëfimi tronditës i aktores Sharon Stone: Babai im më hidhte nga shkallët dhe më rrihte!

Aktorja e njohur Sharon Stone ka folur për abuzimin që pësoi si fëmijë nga ana…

LEXO ME SHUME
Categories Showbiz

Dua Lipa dhe Callum Turner mund të martohen këtë verë në Palermo, këngëtarja dhe aktori po planifikojnë ‘dasmën e vitit’ në qytet

Korrikun e kaluar, këngëtarja Dua Lipa ndau në Instagram një seri fotosh nga pushimet e…

LEXO ME SHUME
Categories Showbiz

“Ia dolëm”/ Emocionuese në Big Brother, pas shumë vitesh Stenaldo takon të vëllanë, të gjithë në lot

Një surprizë emocionuese ndodhi këtë mbrëmje për Stenaldon. Pas shumë vitesh, ai u takua me…

LEXO ME SHUME
Categories Showbiz

Tensione në BBV, Kristi përplaset me Rogertin dhe e lag me ujë (Video)

Një debat për menaxhimin e buxhetit ka shkaktuar tension mes banorëve në shtëpinë e Big…

LEXO ME SHUME
Categories Showbiz

Kinematografia turke në zi! Ndahet nga jeta aktori i famshëm turk i serialit “Ezel”!

Ndahet nga jeta në moshën 45-vjeçare aktori i famshëm turk Kanbolat Görkem Arslan. Arslan, i…

LEXO ME SHUME