Categories Sport

Duhen 100 milion euro, Juventusi nxjerr shtatë lojtarë në shitje

Aktuali është ndër sezonet më të dobët të Juventusit në vitet e fundit. Probleme në fushë dhe në financa. 113.7 milion euro humbje kanë dalë kampionët e Italisë në fazën e parë të sezonit 2020/2021. Bardhezinjtë kanë nevojë për 100 milion euro në verë, shumë që pritet të vijë nga merkato. Mediat italiane raportojnë se drejtuesit e “Zonjës” janë të detyruar të nxjerrin disa lojtarë në shitje.

Përveç Paulo Dybala, në listën e largimeve bëjnë pjesë edhe emra si Aaron Ramsey, Merih Demiral, Alex Sandro, Adrien Rabiot, Federico Bernardeschi dhe Weston McKennie. Interesim të madh ka edhe për Matthijs De Ligt dhe Dejan Kulusevskin, por kampionët e Italisë i cilësojnë dy lojtarët e rinj si të ardhmen e klubit dhe nuk kanë ndërmend të pranojnë asnjë ofertë për ta.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Sport

Rey Manaj përfshihet në aksident, ku ka rezultuar vetëm dëme materiale

Sulmuesi i Kombëtares shqiptare dhe i skuadrës së Sivasspor-it, Rey Manaj, është përfshirë në një…

LEXO ME SHUME
Categories Sport

Flamurtari i Athinës, një histori vëllazërie përtej kufijve

Pothuajse në të gjitha shtetet e Europës, por edhe në Shtetet e Bashkuara të Amerikës,…

LEXO ME SHUME
Categories Sport

Nesër ndeshja Shqipëri-Angli, policia publikon masat e sigurisë

Policia e Shtetit ka publikuar planin e masave për ndeshjen ndërkombëtare të futbollit Shqipëri –…

LEXO ME SHUME
Categories Sport

Rama reagon pas fitores së Kombëtares në miqësoren me Jordaninë: Kjo Shqipëri të gëzon

Kryeministri Edi Rama, ka reaguar pas fitores 4 me 2 të Kombëtares shqiptare përball Jordanisë,…

LEXO ME SHUME
Categories Sport

Heroi Manaj: sot është një nga ditët më të bukura të jetës sime .Doja të jepja një mesazh më të fortë, por jemi në televizion

Rei Manaj, ishte heroi i fitores ndaj Serbisë, që me golin e tij, i dhuroi…

LEXO ME SHUME