Categories Lajme

EMRAT/ Arrestohen tre persona të shpallur në kërkim

Policia ka arrestuar tre persona të shpallur në kërkim ndërkombëtar. Bëhet fjalë për shtetasit Ylli Zherri alias Ylli Gjuci, Lumnije Freskina alias Lumnije Danaj dhe Ahmad Farhan.

Interpol Tirana po bashkëpunon me homologët në Itali dhe në Suedi, për të finalizuar procedurat e ekstradimit të këtyre shtetasve.

Njoftimi:

Drejtoria e Forcës së Posaçme Operacionale në Departamentin e Policisë Kriminale në Policinë e Shtetit, gjatë 24 orëve të fundit, finalizoi 3 operacione për kapjen e shtetasve me rrezikshmëri, të shpallur në kërkim ndërkombëtar.

Operacionet, rezultat dhe i shkëmbimit të informacioneve me homologët e rrjetit ENFAST.

Drejtoria e Forcës së Posaçme Operacionale (Fast Albania) kapi dhe vuri në pranga 2 pjesëtarë të organizatave kriminale në Itali, të akuzuar për trafikim të lëndëve narkotike, si dhe 1 shtetas të akuzuar në Suedi, për kanosje serioze për vrasje.

Si rezultat i koordinimit të informacioneve dhe veprimeve operacionale, me homologët e Policisë italiane dhe ata të Policisë suedeze, në kuadër të operacionit policor “Operacionalja 22”, u lokalizuan dhe u vunë në pranga shtetasit:

-Y. Zh. alias Y. Gj., 32 vjeç, i lindur në Mamurras. Ai u kap në Mamurras, pasi Gjykata e Vareses, Itali, i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Trafikimi i lëndëve narkotike”, kryer në kuadër të organizatës kriminale;

-L. F alias L. D., 60 vjeçe, e lindur në Shkodër. Ajo u kap në Shkodër, pasi Gjykata e Apelit e Firences, Itali, i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Trafikimi i lëndëve narkotike”, kryer në kuadër të organizatës kriminale;

-A. F., 37 vjeç, shtetas suedez. Ai u kap në Tiranë, pasi Gjykata e Orebros, Suedi, ka lëshuar urdhër arresti për të, për veprën penale “Kanosja serioze për vrasje”.

Interpol Tirana po bashkëpunon me homologët në Itali dhe në Suedi, për të finalizuar procedurat e ekstradimit të këtyre shtetasve.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Vendimi/ Vrasja e rojës në Vlorë, Gjykata lë në burg 42-vjeçarin

Gjykata e Vlorës ka lënë në burg autorin e dyshuar të vrasjes së Renato Hoxhaj më 27…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

I dyshuar për vrasjen e Gentian Bejtjas në mars të këtij viti, arrestohet nga policia në Vlorë Flodian Plaku

Flodian Plaku, i akuzuar për vrasjen e Gentjan Bejtjas, është arrestuar nga policia në qytetin…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

I dyshuar për vrasjen e Gentian Bejtjas në mars të këtij viti, arrestohet nga policia në Vlorë Flodian Plaku

Flodian Plaku, i akuzuar për vrasjen e Gentjan Bejtjas, është arrestuar nga policia në qytetin…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

VIDEO/ Përleshja me thika në Vlorë: Publikohen pamjet nga përplasja mes dy të rinjve. Një vajzë trime ndërhyri per ti ndar…!

Janë publikuar pamjet nga sherri i dhunshëm që ndodhi mbrëmjen e djeshme në Vlorë. Konflikti i…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Plagosja tek ‘Fresku”/ Pamjet: I riu vrapon me armë në dorë pas atentatit në Tiranë

Ky është momenti kur Klejvis Caka, 26 vjeç largohet me vrap pasi ka plagosur me armë…

LEXO ME SHUME