Categories Lajme

Ulja e çmimit të energjisë, zëvendësministri: Kemi pasur reagim të fortë nga FMN

Të mërkurën u miratua ulja e çmimit të energjisë elektrike me 1 lek për abonentët familjarë. Skema është e përcaktuar sipas konsumit pasi abonentët që shpenzojnë deri në 700 kv energji elektrike, do ta përfitojnë çmimin e saj me 8.5 lek, ndërsa ata që e tejkalojnë këtë konsum, e paguajnë me çmimin e mëparshëm 9.5 lek.

Zvëendësministri i Infrastrukturës dhe Energjisë, Ceno Klosi ishte i ftuar në “Aldo Morning Show” në Tv  Klan për të shpjeguar në mënyrë të thjeshtuar impaktin e këtij vendimi për qytetarin. Ai thotë se vjen për shkak të një performance shumë të mirë dhe përllogaritet një fitim prej 30 milionë eurosh nga buxhetet e shoqërive publike që përdoret për këtë qëllim.

Ditën e djeshme ka pasur edhe komente për këtë vendim, por Klosi thotë se nuk ka munguar as një reagim i fortë nga institucionet ndërkombëtare. Për qytetarin, shifra e 30 milionë eurove, siç theksoi edhe kryeministri Rama gjatë konferencës së djeshme, është një pension minimal ose 100-105 euro në vit.

Ceno Klosi: Me dëshirë ne do të donim ta përgjysmonim çmimin, por çështja është e tillë që ne sa kemi hedhur temën e diskutimit uljen e çmimit, së pari kemi pasur një reagim shumë të fortë nga FMN, nga gjithë institucionet ndërkombëtare sepse ishte komplet…

Aldo: Unë si konsumator s’e njoh fare FMN-në. Njoh Ramën dhe Ballukun, atyre u bie unë.

Ceno Klosi: Jam i detyruar ta përmend sepse është një fakt shumë kokëfortë që jemi në një situatë… përfitimi nga 700 kv nëse shumëzohet me çmimin e ri, i dilte një kursim diku te 100-105 euro në vit. Për një pensionist, për një familje pensionistësh, 100 euroshi është… unë kam babain tim dhekur ia thashë që kemi ndërmend, aq sa mund t’i thoja, pati reagimin…aty kuptova edhe vetë çfarë është çmimi i energjisë, nuk i thashë fare sa se janë shumë të ndjeshëm. 100 euroshi nuk është “uau”, do të donim ta kishim shumë më shumë.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Arrestimi i Agasit, reagon Policia: Pranga edhe Shpatarakut, dhunoi stafin e hotelit në Dhërmi

Policia e Shtetit ka dalë me njoftim zyrtar në lidhje me arrestimin e Ergys Agasit,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Tragjedi në familjen shqiptare në SHBA, zjarri i merr jetën 3 fëmijëve, detaje

Një tragjedi e rëndë ka goditur një familje shqiptare në Jacksonville të Floridës, ku tre…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Greqi, gruaja prej vitesh dhunohej nga bashkëshorti! 44-vjeçarja kishte vendosur të divorcohej!

Mediat greke kanë zbardhur detaje të reja në lidhje me krimin e ndodhur ditën e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Dhërmi, arrestohen dy persona, Shisnin doza kokaine dhe kanabisi

Dy persona janë arrestuar në flagrancë pasi shisnin doza kokaine dhe kanabisi në Dhërmi. Në…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Kamioni shpërthen në flakë gjatë ecjes pranë Laçit

Një kamion i tonazhit të mesëm u përfshi sot (25 gusht) nga flakët në rrugën…

LEXO ME SHUME