Categories Lajme

VIDEO/ Përleshja me thika në Vlorë: Publikohen pamjet nga përplasja mes dy të rinjve. Një vajzë trime ndërhyri per ti ndar…!

Janë publikuar pamjet nga sherri i dhunshëm që ndodhi mbrëmjen e djeshme në Vlorë. Konflikti i dhunshëm përfundoi me plagosjen me thikë të dy personave, mes tyre edhe 32-vjeçarit Kristi Kostandini.

Policia gjithashtu ka arrestuar autorin e dyshuar të ngjarjes, 32-vjeçarin Indrit Halili, pas analizimit të pamjeve nga kamerat e sigurisë në zonë.

Të plagosurit, Kristi Kostandini dhe një 39-vjeçar, ndodhen jashtë rrezikut për jetën, ndërsa autoritetet vijojnë hetimet. Kristi Kostandini ka dhënë një dëshmi të fortë për ngjarjen, duke treguar për momentet e tensionuara kur u sulmua.

“Nuk e njihja fare. Ai erdhi te biznesi i shokut, sulmoi shitësen dhe më pas edhe mua. Më goditi katër herë me thikë, dy herë në krah, një në stomak dhe një pranë ijës. Unë thjesht u mbrojta, i ktheva me grushta për të shpëtuar veten”, ka dëshmuar ai.

Siç duken nga pamjet e një nga dy konfliktet e regjistruara dje dy të rinjtë janë përleshur në trotuar jashtë një dyqani.

Në konflikt ndërhyn edhe një vajzë, e cila tenton të ‘shuajë’ sherrin. Por dy të rinjtë vazhdojë në grushtojnë njëri tjetrin, për pasojë vajza largohet dhe futet brenda në dyqan, ndërsa 32-vjeçari nxjerr thikën dhe plagos të riun.

Policia thotë se ngjarja u dokumentua plotësisht falë pamjeve filmike të siguruara nga vendi i ngjarjes. Në cilësinë e provës materiale u sekuestrua thika e përdorur nga autori gjatë sulmit.

Ndaj 32-vjeçarit rëndon akuza për “Plagosje e rëndë me dashje”, ndërsa materialet i janë referuar Prokurorisë së Vlorës, për veprime të mëtejshme ligjore

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Serbia/ Studentët rrëzojnë dominimin e Vuçiçit, sigurojnë shumicën parlamentare pas dy vitesh protestash

Serbia/ Studentët rrëzojnë dominimin e Vuçiçit, sigurojnë shumicën parlamentare pas dy vitesh protestash Lista Studentore…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Shtatë orë në SPAK, flet Behgjet Pacolli: Kam bërë kallëzim penal për Aeroportin e Vlorës

Biznesmeni nga Kosova, Behgjet Pacolli, ka dalë nga ambientet e Prokurorisë së Posaçme pas rreth…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Protesta studentore në ditën e 14-të/ Pedagogët në mbështetje të studentëve, Kovaçi: Do të jemi çdo ditë në protestë

Protesta studentore në ditën e 14-të/ Pedagogët në mbështetje të studentëve, Kovaçi: Do të jemi…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Lezhë/ 16-vjeçari humb kontrollin e motomjetit, dërgohet me urgjencë te Trauma

Një aksident rrugor është regjistruar ditën e sotme në fshatin Balldre të Lezhës, ku një…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Korçë/ Plagosi me thikë 19-vjeçarin dhe theu “Arrestin në shtëpi”, kapet 23-vjeçari pas disa orësh ndjekjeje

Sekuestrohen thika e përdorur në konflikt, kanabis dhe një armë sportive që përdorej me sfera.…

LEXO ME SHUME