Categories Lajme

EMRAT/ Atentat pas konfliktit në Mamurras, policia: Si ndodhi ngjarja me dy të plagosur

Është zbardhur ngjarja e rëndë e ndodhur në Mamurras orët e para të mëngjesit të sotëm. Sipas policisë rreth orës 01:45, në Mamurras pas një konflikti Andi Diva, dhe Kastriot Leshaj., kanë  qëlluar me armë zjarri në drejtim të automjetit tip ” Honday”  duke plagosur Andi Skonjan 39 vjeç, banues në Durrës, Gentian Divan, 40 vjeç, banues në Fushë- Mamurras. Pas ngjarjes të plagosurit janë transportuar në spitalin e Traumës Tiranë dhe ndodhën nën kujdesin mjekësor. Policia ka mundur të arrestoje Andi Divan si dhe u bë shpallja në kërkim dhe vijojnë kontrollet për kapjen e shtetasit Kastriot Leshajt, 50 vjeç, banues në Mamurras.

Gjatë kontrollit në banesën e autorit të arrestuar Andi Diva., shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan një armë zjarri pushkë, me krehër dhe 20 fishekë.

Njoftimi i policisë: Kurbin – Policia e Kurbinit falë veprimeve profesionale dhe të shpejta identifikon autorët e konfliktit me armë të ndodhur në orët e para të mëngjesit të sotëm në Mamurras ku mbeten të plagosur dy shtetas.

Si rezultat i reagimit në kohë i Policisë, vihet në pranga njëri prej tyre, shpallet në kërkim autori tjetër .

Sekuestrohet një armë zjarri pushkë me 20 fishekë në banesën e shtetasit Andi Diva.

Rreth orës 01:45, në Mamurras pas një konflikti shtetasit Andi Diva., dhe K.Ll., kanë qëlluar me armë zjarri në drejtim të automjetit tip ” Honday” duke plagosur shtetasit :Andi Skonja., 39 vjeç, banues në Durrës, Gentian Diva , 40 vjeç, banues në Fushë- Mamurras , të cilët janë transportuar në spitalin e Traumës Tiranë dhe ndodhën nën kujdesin mjekësor.

Shërbimet e Policisë menjëherë kanë shkuar në vendngjarje dhe falë veprimeve të shpejta hetimore kanë berë identifikimin e autorëve dhe arrestimin e njërit prej tyre.

Specialistët e Hetimit të Krimit, benë arrestimin në flagrancë te shtetasit :Andi Diva.,19 vjeç, banues në Mamurras, si dhe u bë shpallja në kërkim dhe vijojnë kontrollet për kapjen e shtetasit K.Ll., 50 vjeç, banues në Mamurras.

Gjatë kontrollit të banesës të ushtruar në banesën e autorit të arrestuar shtetasit Andi Diva., shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan një armë zjarri pushkë, me krehër dhe 20 fishekë. Grupi hetimor punon për sqarimin e plotë të shkakut dhe rrethanave të ngjarjes.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Skafi pësoi defekt në motor dhe rrezikoi të fundosej, shpëtohen 8 anëtarët e një familjeje në Spille

Një skaf me tetë persona në bord ka rrezikuar të fundosej në zonën e Spillesë,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Flakët në dy fronte, Dajt dhe Dibër! Ministria e Mbrojtjes: Sot 10 vatra zjarri, 5 janë ende aktive, s’ka rrezik për banesat!

Zjarret vijojnë të djegin sipërfaqe me pyje e bimësi në territorin e Shqipërisë. Ministria e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Operacion i përbashkët Shqipëri-Ukrainë-Kazakistan, goditet rrjeti kriminal i trafikut të…

Autoritetet në Ukrainë, Kazakistan dhe Shqipëri kanë goditur në një operacion të përbashkët dy qeliza…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aksident në aksin Lushnjë-Berat, makina përmbyset në kanal, plagoset një pastor i huaj

Një aksident ka ndodhur në Çukas, pranë Urës së Kuçit, në Berat, në aksin rrugor…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Durrës/ Dhunuan kamarierin 18 vjeçar pasi kërkoi pagën, arrest me burg për djemtë dhe dhëndrin e pronarit

Gjykata e Durrësit ka caktuar masën e sigurisë “arrest në burg” me afat 45 ditor…

LEXO ME SHUME