Categories Lajme

Emrat/ Djemtë në hetim për trafik droge në Angli, Prokuroria e Tiranës konfiskon pasuritë e prindërve. Ja çfarë…!

Prokuroria e Tiranës ka konfiskuar pasuritë e prindërve të Selami dhe Vasil Durakut, të cilët janë dyshohen për veprën penale “Trafikimi i lëndëve narkotike” në Angli.

Pasuritë e konfiskuara janë dy apartamente dhe dy garazhe, të cilat i kaluan shtetit, pasi janë krijuar pas dhe gjatë periudhës së aktivitetit kriminal dhe vlera e tyre nuk i përgjigjet dukshëm nivelit të të ardhurave, fitimeve apo veprimtarive të ligjshme, të deklaruara dhe as nuk justifikohen prej tyre.

Njoftimi i prokurorisë:

PROKURORIA PRANË GJYKATËS SË SHKALLËS SË PARË JURIDIKSIONI I PËRGJITHSHËM TIRANË

Djemtë në hetim për ‘Trafikim të lëndëve narkotike’ në Angli, Prokuroria Tiranë konfiskon pasuritë a pajustifikuara në prindërve

Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm, Tiranë konfiskoi pasuritë në pronësi të shtetasve R.D. e Gj.D. në kuadër të ligjit nr.10192 “Për parandalimin dhe goditjen e krimit të organizuar, trafikimit, korrupsionit dhe krimeve të tjera nëpërmjet masave kundër pasurisë”.

Nga analiza financiare, rezultoi se shtetasit subjekt hetimi pasuror, nuk kanë patur mundësi kursimi nga të ardhura të ligjshme që kanë shërbyer si burim krijimi për kryerjen e investimeve në blerjen e pasurive të paluajtshme. Gjykata pranoi kërkesën e prokurorisë dhe me vendimin në datë 13.03.2024 vendosi konfiskimin e pronave të mëposhtme:

– Apartament, me sipërfaqe 103.20 m2 në rrugën Aleksander Moisiu, Tiranë;

– Apartament me sipërfaqe 100 m2 në rrugën Aleksandër Moisiu, Tiranë;

– Garazh me sipërfaqe 17.20 m2 në rrugën Aleksandër Moisiu, Tiranë; dhe

– Garazh, me sipërfaqe 17.40 m2 në rrugën Aleksandër Moisiu, Tiranë.

Pasuritë e mësipërme u konfiskuan dhe kaluan në pronësi të shtetit pasi nga hetimi i kryer, rezultoi se djemtë e tyre, shtetasit V.D. dhe S.D janë përfshirë në aktivitetin kriminal të trafikimit të narkotikëve në bashkëpunim.

Pasuritë e mësipërme janë krijuar pas dhe gjatë periudhës së aktivitetit kriminal dhe vlera e tyre nuk i përgjigjet dukshëm nivelit të të ardhurave, fitimeve apo veprimtarive të ligjshme, të deklaruara dhe as nuk justifikohen prej tyre.

Dy djemtë dyshohen për veprën penale “Trafikimi i lëndëve narkotike” në bashkëpunim, të parashikuar nga neni 283/ai Kodit Penal, kryer jashtë shtetit (Angli).

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Zjarri në Mallakastër, flakët përhapen me shpejtësi, disa 15 familje

Policia e Fierit deklaroi se u erdhi në ndihmë banorëve të fshatit Riban, Mallakastër, të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Tragjedi në kufirin Shqipëri-Greqi, humb jetën një alpinist 20-vjeçar nga Kili

Një alpinist 20-vjeçar nga Kili ka humbur jetën në mënyrë tragjike pasi ra në një…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vlore, aksidentohet një vajzë 20 vjeçe, rreth mesnatës në aksin e Transballkanikes , shoferi ia mbath

Një aksident është regjistruar rreth mesnatës në aksin e Transballkanikes, pranë ish-Hipotekës në Vlorë. Sipas…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Turqit e “RAMS Albania” shpallen fitues të Zonës Ekonomike në Vlorë, Qeveria u jep 885 mijë m2 tokë me 1 Euro! Cila është kompania që po transformon ndërtimin

“RAMS Global”, një ndër firmat më të forta ndërkombëtare në sektorin e pasurive të paluajtshme,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e Premte 31 Korrik 2026

Dashi Nëse do të veproni në mënyrë të pamenduar, nuk do të arrini rezultatet e…

LEXO ME SHUME