Categories Lajme

Vjedhja e 462 mijë eurove të Alda Klosit, nënë e bir dalin në gjyq, çfarë ka vërtetuar Prokuroria

Prokuroria ka dhënë sot pretencën për Alda Klosin, pastrueses së saj dhe të birit të kësaj të fundit. Prokurorja Mirela Zavalani, teksa prezantoi konkluzionet me 29 faqe, kërkoi që Rozeta Dobi të shpallet fajtore dhe të dënohet me 6 vite burg dhe se të aplikohej gjykimi shkurtuar. Ndërkohë për djalin e saj, prokuroria kërkoi 4 vite burg dhe aplikim të uljes së dënimit me 1/3 dhe në bazë të nenit 59 të dënohet me 3 vite shërbim prove.

Gazetarja Klodiana Lala raporton, duke iu referuar organit të akuzës, se është vërtetuar se në datën 15 tetor 2022 nga banesa e Alda Klosit janë vjedhur 462 mijë euro. Rozeta Dobi dyshohet për vjedhje me pasoja të rënda dhe vjedhje më shumë se një herë, ndërsa djali i saj, e njëjta akuzë dhe për të birin, Havier Dobi.

Përsa i përket akuzës për pastrim të parave, Gjykata e ka kthyer dosjen duke i lënë prokurorisë se Tiranës 3 muaj afat që të provojë akuzën. Po ashtu, prokurorja theksoi se dy makinat që përdorte i riu, janë blerë me paratë e vjedhura, me vlerën rreth 300 mijë lekë të reja dhe 15 mijë dollarë.

Sakaq, prokuroria kërkoi që dy automjetet që janë blerë nga Havier Dobi me paratë e vjedhura, të kalojnë në favor të shtetit dhe të hiqej sekuestro për llogaritë bankare të pastrueses Dobi. Po ashtu u kërkuar që bizhuteritë e vjedhura t’u kthehen personave që iu janë vjedhur.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e Hënë 14 Shtator 2026

Dashi Natyra juaj optimiste nuk do t’ju lërë në asnjë moment të bini pre e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Gazetarët, padi në Kushtetuese: Kërkojmë pezullimin dhe shfuqizimin e saj, është censuruese

Asociacioni i Gazetarëve të Shqipërisë (AGSH) ka depozituar në Gjykatën Kushtetuese kërkesë padinë për rregulloren…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Ilir Meta kërkon zëvendësimin e masës me “arrest me burg”

Dhjetra refuzime në të tre shkallët e gjyqësorit nuk e kanë ndalur ish-Presidentin e Republikës,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Roskovec/ Sulmoi me çekiç babain e ish-bashkëjetueses, i plagosuri dërgohet me urgjencë në spital, autori arratiset

Një ngjarje e rëndë është regjistruar mbrëmjen e sotme në fshatin Suk të Bashkisë Roskovec,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Viti i ri shkollor, mbi 340 mijë nxënës në të gjithë vendin! 25 mijë prej tyre ulen sot për herë të parë në banka

Në të gjitha shkollat e vendit sot ka nisur viti i ri mësimor. Mbi 340…

LEXO ME SHUME