Categories Lajme

Zbulohet rrjeti i prostitucionit me të mitura, mes vajzave 5 shtetase shqiptare

Greqia tronditet përsëri pas zbardhjes së në rasti të ri të prostitucionit të të miturve.

Policia greke ka arrestuar katër persona që dyshohet se shfrytëzonin dhe prostituonin vajza të mitura. Mes vajzave që shfrytëzoheshin janë 5 shtetase shqiptare dhe 2 greke.

Konkretisht Departamenti për Mbrojtjen e të miturve në sektorin e Sigurisë së Atikës, ka kordinuar dhe zbatuar një operacion të gjerë policor në 17-18 mars 2024 në Vyrona, Aigaleo dhe sheshin e Atikës dhe Omonoias duke hetuar raste që vajza të mitura detyroheshin të prostituonin në hotele në qendër të kryeqytetit.

Në kuadër të operacionit u identifikuan dhe u arrestuan katër shtetas dy gra 25 dhe 21 vjeçe, dhe dy meshkuj 54 dhe 25 vjeç në bazë të akuzës për trafikim të vazhdueshëm të qënieve njerëzore.
25-vjeçarja që thuhet se është në krye të këtij grupi, akuzohet edhe për trafik droge në bazë të urdhrit të arrestit të lëshuar ndaj saj.

Siç thuhet në aktakuzë nga vera e vitit 2023, 25-vjeçarja ka rekrutuar shtatë vajza të mitura, të cilat kishin mbushur moshën 14 vjeç, pasi më parë kishte krijuar një marrëdhënie miqësore me to, duke lehtësuar takimet me klientët, me qëllim shfrytëzimin seksual të tyre në motele  në qendër të Athinës.

25-vjeçarja merrte një pjesë të parave nga takimet dhe shpeshherë i shoqëronte vetë në pikat e takimit. Në disa raste, në vend të parave, u jepte viktimave lëndë narkotike.

Dy burrat 25-vjeç dhe 54-vjeç merreshin me  transportin dhe dërgimin e vajzave në hotele me mjetet e tyre.

Të arrestuarit janë dërguar në prokurorinë kompetente dhe më pas në organin hetimor. Eshtë rasti i dytë që organet greke brenda 3 muajsh arrestojnë grupe tutorësh që përdorin për prostiticion vajza të mitura . Në janar madje kreu i një grupi të tillë ishte nje 31 vjeçare shqiptare.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e Hënë 14 Shtator 2026

Dashi Natyra juaj optimiste nuk do t’ju lërë në asnjë moment të bini pre e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Gazetarët, padi në Kushtetuese: Kërkojmë pezullimin dhe shfuqizimin e saj, është censuruese

Asociacioni i Gazetarëve të Shqipërisë (AGSH) ka depozituar në Gjykatën Kushtetuese kërkesë padinë për rregulloren…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Ilir Meta kërkon zëvendësimin e masës me “arrest me burg”

Dhjetra refuzime në të tre shkallët e gjyqësorit nuk e kanë ndalur ish-Presidentin e Republikës,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Roskovec/ Sulmoi me çekiç babain e ish-bashkëjetueses, i plagosuri dërgohet me urgjencë në spital, autori arratiset

Një ngjarje e rëndë është regjistruar mbrëmjen e sotme në fshatin Suk të Bashkisë Roskovec,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Viti i ri shkollor, mbi 340 mijë nxënës në të gjithë vendin! 25 mijë prej tyre ulen sot për herë të parë në banka

Në të gjitha shkollat e vendit sot ka nisur viti i ri mësimor. Mbi 340…

LEXO ME SHUME