Categories Sport

Emrat e mëdhenj të Flamurtarit i rikthehen fushës së blertë për të zhvilluar një ndeshje miqësore në Korfuz

Emrat e mëdhenj të Flamurtarit i rikthehen fushës së blertë. Legjendat kuq e zi kanë udhëtuar drejt ishullit te Korfuzit, aty ku janë pritur nga veteran te ishullit për të zhvilluar një ndeshje miqësore. Një vit pas vizitës së parë, iniciatori Vasil Ruci në bashkëpunim me mikun e tij Niko Xhavara, këtë herë urën e miqësisë e kanë ndarë me të mëdhenjt e futbollit shqiptar e vlonjat.Vasil ruci, Kreshnik Cipi, Rapo Taho, Latif Gjondeda, Roland dhe Gjergji Iliadhi, Sajmir dhe Gerd Haxhiu, Daut Naco, Perparim Lushaj, Vangjel Laluci, Agron Sinani, Xhevdet Seka, Vangjel Maskaj, Benard Kurti, Ermal Pekmezi, Ismail Bitri, Bardhi Troqe, Agron Aliaj, Artur Cobani dhe Iliri. Grupit këtë herë i është shtuar edhe prefekti i qarkut Vlorë Flamur Mamaj, ndërsa ka marr pjesë edhe një grup i gazetarëve të qytetit Efrosina Papa, Ebrieta Macaj Deni Llanaj Jerola Ziaj si dhe Afrovita Hysaj.

Udhëtimi nisi orët e para të mëngjezit të së shtunës. Nuk ka munguar në lundrimin drejt Korfuzit humori e batutat mes ish legjendave kuq e zi. Të rikthyer sërish bashkë, në një tjetër mision, ashtu si dikur  në rrugën për fitore, por mbi gjithcka, përtej fitores kjo rruge rikthen kujtimet e shumta mes tyre. Ish futbollistët në formacion qëndrojnë ashtu si dikur, i përjashtuari  i grupit këtë herë është Përparim Lushaj me një detyre të re atë të trajnerit të kolegëve të tij, pak para ndeshjes Landi prefekti Flamur Mamaj, në pozicionin këtë herë të një tifozi e sportdashësi na tregon për pritshmërite. Flamuri, Agron Aliaj, tifoz i kahershëm i flamurtarit të viteve te arta, ka udhëtuar nga amerika posacërisht për tiu bashkuar ekipit në këtë udhetim. Mbrëmjen e së shtunës, kanë zbritur në fushë djemtë kuq e zi përball tyre veteranët e Korfuzit.

Në ceremoninë e nisjes së takimit morën pjesë prefekti i qarkut,Flamur Mamaj, organizatoret Vasil Ruci dhe Niko Xhavara si edhe përfaqësi nga bashkia e Korfuzit ndërsa janë shpërndarë dhurata mes tyre. Ceremonia një ndeshje që u zhvillua përball një moti të paqëndrueshëm, duket se shpërndau me shumë emocione një lojë e dominuar, pas vitesh të tëra jashtë fushe, kuqezinjtë përformuan ashtu si vite më parë plot grint me frymë ekipi me teknika të pandryshuara e forcë të njëjtë vec moshës. Legjendat e flamurtarit ishin po ata si vite më parë kur nderonin Vlorën dhe sportdashësit duke mbushur shkallët e stadiumit.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Sport

Vasil Ruçi nuk është thjesht një emër në historinë e futbollit vlonjat

Vasil Ruçi nuk është thjesht një emër në historinë e futbollit vlonjat. Ai është një…

LEXO ME SHUME
Categories Sport

Rey Manaj përfshihet në aksident, ku ka rezultuar vetëm dëme materiale

Sulmuesi i Kombëtares shqiptare dhe i skuadrës së Sivasspor-it, Rey Manaj, është përfshirë në një…

LEXO ME SHUME
Categories Sport

Flamurtari i Athinës, një histori vëllazërie përtej kufijve

Pothuajse në të gjitha shtetet e Europës, por edhe në Shtetet e Bashkuara të Amerikës,…

LEXO ME SHUME
Categories Sport

Nesër ndeshja Shqipëri-Angli, policia publikon masat e sigurisë

Policia e Shtetit ka publikuar planin e masave për ndeshjen ndërkombëtare të futbollit Shqipëri –…

LEXO ME SHUME
Categories Sport

Rama reagon pas fitores së Kombëtares në miqësoren me Jordaninë: Kjo Shqipëri të gëzon

Kryeministri Edi Rama, ka reaguar pas fitores 4 me 2 të Kombëtares shqiptare përball Jordanisë,…

LEXO ME SHUME