Categories Showbiz

Emrat e vërtetë të këngëtarëve të njohur që mbase nuk i dinit

Muzikantët shpesh e ndryshojnë emrin e tyre skenik për arsye komerciale, për ta shkurtuar ose për ta bërë më të lehtë memorizimin. Të tjerë zgjedhin një emër të ri për lehtësi ose arsye emocionale.

Katheryn Elizabeth Hudson, William Michael Albert Broad ose Peter Gene Hernandez ndoshta jo të gjithë i dini këta emra, por në realitet janë emra dhe mbiemra të disa prej këngëtarëve më të njohur në botë.

David Bowie: David Robert Jones

David Robert Jones nuk donte të quhej kështu, sepse kishte frikë se mos ngatërrohej me David Jones, i njohur më mirë si Davy Jones, ose frontmeni i Monkees, një grup pop-rock i themeluar në 1965 në Los Anxhelos. David zgjodhi këtë mbiemër për të theksuar dashurinë e tij për SHBA.

Steven Tyler: Steven Victor Tallarico

Babai i Steven ishte me origjinë italo-gjermane, gjyshi i tij ishte Giovanni Tallarico, një muzikant i cili emigroi nga Italia jugore, veçanërisht nga Kalabria. Prandaj, Tyler është versioni anglisht i mbiemrit të babait të tij.

Stevie Wonder: Stevland Hardaway Judkins

Si fëmijë, muzikanti mori emrin Stevland Morris. Stevie nënshkroi kontratën e tij të parë të regjistrimit në moshën 11 vjeçare me Motown Records për këtë arsye, gjatë përvojës së tij të parë të regjistrimit, atij iu dha emri Little Stevie Wonder.

Bono Vox: Paul David Hewson

Paul Hewson iu bashkua një grupi djemsh rebelë. Në këtë grup, të gjithëve iu dha një pseudonim. Për Paul u zgjodh “Bono Vox”. Ky pseudonim u frymëzua nga një dyqan aparatesh dëgjimi në Dublin, Bonavox.

George Michael: Georgios Kyriacos Panayiotou

Babai i George ishte me origjinë greke qipriote dhe emigroi në Britanine e Madhe në vitet ’50. Ai vendosi të përdorte mbiemrin Michael si mbiemër kur arriti famë, pasi ishte më i arritshëm dhe më i lehtë për t’u shqiptuar dhe mbajtur mend.

Freddie Mercury: Farrokh Bulsara

Farrokh Bulsara lindi në Stone Town, qendra historike e kryeqytetit të arkipelagut Zanzibar, nga prindër me origjinë persiane. Kanë qenë shokët e klasës që i kanë vënë nofkën Fredi, ndërsa Merkuri është zgjedhur për disa arsye. Së pari, në mitologjinë greke Mërkuri (Ermes) ishte lajmëtari i hyjnive dhe mbrojtësi i fjalës.

Elton Hercules John: Reginald Kenneth Dwight

Sir Elton John është emëruar pas muzikantëve Elton Dean dhe John Baldry, të cilët ishin pjesë e grupit të tij të parë, Bluesology. Dy muzikantët ishin themelorë për rritjen personale dhe artistike të kantautorit, i cili zgjodhi të ndryshojë ligjërisht emrin e tij edhe për marrëdhënien e keqe që kishte me babain e tij Stanley.

Axl Rose: William Bruce Rose Jr.

Frontmeni i Guns N’ Roses zgjodhi emrin e tij skenik duke u frymëzuar nga grupi i tij origjinal, i cili fillimisht quhej “Axl”, dhe më pas u quajt “Hollywood Rose”. Kur grupi u shpërbë, William Bruce Rose Jr. vendosi të mbante emrin Axl për vete.

/rtsh.al/

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Showbiz

Incidenti/ U rrëzua teksa ishte duke kënduar natën e Vitit të Ri, Manjola Nallbani: Shmanga fëmijën, kam thyer këmbën

Këngëtarja Manjolla Nallbani, ka reaguar pas incidentit që pësoi gjatë performancës së saj në natën…

LEXO ME SHUME
Categories Showbiz

Rrëfimi tronditës i Alida Hiskut: Si na përdhunonin prokurorët e sigurimsat në qeli, na hidhnin kuvertën në kokë dhe…

Alida Hisku, një ndër artistet më të famshme shqiptare para viteve ’90, ka tronditur publikuan…

LEXO ME SHUME
Categories Showbiz

Djali i Gilit i shpreh dashurinë ish të dashurës së Olsi Bylykut: Fitorja ime je ti, mezi pres të t’i shoh sytë

Pasi u largua papritur nga shtëpie  BBV, Redoni ka folur për herë të parë sot…

LEXO ME SHUME
Categories Showbiz

VIDEO\ Elton Ilirjani akomodon Parashqevi Simakun në një hotel në Manhatan: Kjo do të jetë dhoma e divës sonë

Pas videos që bëri xhiron e rrjetit ku shfaqej ikona e muzikës shqiptare, Parashqevi Simaku…

LEXO ME SHUME
Categories Showbiz

Xhensila rrëfehet mes lotësh: Pashë nënën të therej nga babai im se kërkoi divorcin kur une isha 6 vjeçe !

Xhensila Myrtezaj ka folur për herë të parë për divorcin e saj nga Bes Kallaku…

LEXO ME SHUME