Categories Lajme

EMRAT/ Ekstradohen nga Italia e Franca dy persona

Janë ekstraduar nga Italia dhe Franca DY PERSONA, të dënuar për krīme të rënda. Interpol bën me dije se ka ekstraduar shtetasit Dritan Karaj alias Ethem Ademi, 39 vjeç, lindur në Krujë dhe Ilir Kello, 45 vjeç. Sipas policisë, shtetasi Dritan Karaj ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Interpol Tirana, pasi Gjykata e Krīmeve të Rënda e ka dënuar me 19 vjet burg, për kryerjen e veprave penale “Vrāsja në rrethana të tjera cilësuese”, “ārmëmbajtja pa leje” dhe “Rrëmbimi ose mbajtja peng e personit”.

NJOFTIMI Vijojnë operacionit e ekstradimit të personave të shpallur në kërkim ndërkombëtar drejt vendit tonë. Si rezultat i bashkëpunimit të Interpol Tirana me Interpol Romën dhe Interpol Parisin u finalizuan dy operacione ekstradimi. Ekstradohet nga Italia një 39-vjeçar i dënuar me 19 vjet burg, për vepra të rënda kundër personit. Gjithashtu ekstradohet nga Franca një 45-vjeçar i dënuar për mashtrim. Në vijim të bashkëpunimit mes Interpol Tirana dhe homologëve për kapjen dhe ekstradimin e personave të shpallur në kërkim ndërkombëtar, nga ZQK Interpol Tirana u ekstradua nga Italia shtetasi Dritan Karaj alias Ethem Ademi, 39 vjeç, lindur në Krujë.

Shtetasi Dritan Karaj ishte shpallur ne kërkim ndërkombëtar nga ZQK Tirana, pasi Gjykata e Krīmeve të Rënda e ka dënuar me 19 vjet burg, për kryerjen e veprave penale “Vrāsja në rrethana të tjera cilësuese”, “ārmëmbajtja pa leje” dhe “Rrembimi ose mbajtja peng e personit”. Gjithashtu, po nga Interpol Tirana u krye ekstradimi nga Franca drejt vendit tonë, i shtetasit shqiptar Ilir Kello, 45 vjeç. Ky shtetas ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar, pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Korçë e ka dënuar me 6 vjet burgim”.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Aksident në Vlorë-Orikum, “Audi” përplas këmbësoren me foshnjën 3-muajshe, mrekullisht shpëtojnë të dyja!

Një aksident rrugor dramatik ka ndodhur mesditën e sotme (29 gusht) në aksin Vlorë-Orikum, pranë…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Prokuroria mbyll hetimet për Ylli Zallën

Pak ditë përpara se Ylli Zalla të arrestohej gjatë operacionit policor të koduar “Fundi i…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

I dhunuan nipin në Kavajë, 47-vjeçari arrestohet ndërsa po shkonte për të…

Me armë zjarri në automjet, po shkonte për të vrarë personat që kishin dhunuar nipin…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e Premte 28 Gusht 2026

Dashi Edhe pse situata ne jetën tuaj ne çift do përmirësohet sot, serish nuk do…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

VIDEO/ Pas shumë vitesh, shkaba egjiptiane rikthehet në Vjosë!

Pas shumë vitesh, shkaba egjiptiane është shfaqur sërish në hapësirën e lumit Vjosa. Ministri i…

LEXO ME SHUME