Categories Lajme

EMRAT/ Finalizohet operacioni policor i koduar “Ishulli” , Arrestohen dy te rinjtë, në kërkim i treti

Finalizohet operacioni policor i koduar “Ishulli”, për goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e trafikimit ndërkombëtar të lëndëve narkotike, ndersa na pranga kane rene 2 persona dhe u shpall ne kerkim nje tjeter. Pas hekurave rane shtetasit; Emiljano Mustafa, Mateo Galla, u shpall në kërkim Nefail Bego.

NJOFTIMI I POLICISE Operacioni i zhvilluar nga Policia Kufitare e Sarandës, në bashkëpunim me Seksionin e N arkotikëve në Komisariatin e Policisë Sarandë. Tentuan të trafikonin lëndë narkotike në drejtim të Korfuzit, kapen në flagrancë nga Policia Kufitare, 2 shtetas, shpallet në kërkim 1 tjetër.

Sekuestrohen 6.5 kg lëndë narkotike e dyshuar cannabis sativa dhe automjeti me të cilin u transportua lënda narkotike drejt Ksamilit. Në vijim të punës për parandalimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e trafikimit të lëndëve n arkotike, bazuar dhe në informacionet e marra në rrugë operative se disa shtetas do të trafikonin lëndë n arkotike në drejtim të Greqisë, nga shërbimet e Komisariatit të Policisë Kufitare Sarandë, në bashkëpunim me Seksionin e N arkotikëve në Komisariatin e Policisë Sarandë, u organizua dhe u finalizua me sukses operacioni policor “Ishulli”.

Si rezultat i këtij operacioni u arrestuan në flagrancë shtetasit E. M., 21 vjeç dhe M. G., 18 vjeç, si dhe u shpall në kërkim shtetasi N. B. Këta shtetas, në bashkëpunim me njeri-tjetrin, kanë tentuar të trafikojnë drejt Korfuzit, lëndë n arkotike të dyshuar c annabis sativa, me një pedalon.

Shtetasit E. M. dhe M. G. janë kapur në flagrancë nga Policia Kufitare, në afërsi të pikës së vrojtimit të Marinës, në zonën e plazhit “Pema e Thatë”, ndërsa shtetasi N. B. ka transportuar me automjet lëndën narkotike në drejtim të Ksamilit dhe kur ka konstatuar se po ndiqej nga Policia, ka braktisur mjetin dhe është larguar.

Në cilësinë e provës materiale janë sekustruar 6.5. kg lëndë narkotike cannabis sativa, 2 aparate celulare dhe automjeti tip “Toyota” me të cilin po transportohej lënda n arkotike në bregdetin e Ksamilit.

Materialet do t’i kalojnë Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Sarandë, për veprat penale “Trafikimi i n arkotikëve” dhe “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve” të kryera në bashkëpunim.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Skafi pësoi defekt në motor dhe rrezikoi të fundosej, shpëtohen 8 anëtarët e një familjeje në Spille

Një skaf me tetë persona në bord ka rrezikuar të fundosej në zonën e Spillesë,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Flakët në dy fronte, Dajt dhe Dibër! Ministria e Mbrojtjes: Sot 10 vatra zjarri, 5 janë ende aktive, s’ka rrezik për banesat!

Zjarret vijojnë të djegin sipërfaqe me pyje e bimësi në territorin e Shqipërisë. Ministria e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Operacion i përbashkët Shqipëri-Ukrainë-Kazakistan, goditet rrjeti kriminal i trafikut të…

Autoritetet në Ukrainë, Kazakistan dhe Shqipëri kanë goditur në një operacion të përbashkët dy qeliza…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aksident në aksin Lushnjë-Berat, makina përmbyset në kanal, plagoset një pastor i huaj

Një aksident ka ndodhur në Çukas, pranë Urës së Kuçit, në Berat, në aksin rrugor…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Durrës/ Dhunuan kamarierin 18 vjeçar pasi kërkoi pagën, arrest me burg për djemtë dhe dhëndrin e pronarit

Gjykata e Durrësit ka caktuar masën e sigurisë “arrest në burg” me afat 45 ditor…

LEXO ME SHUME