Categories Lajme

EMRAT/ Goditet një grup kriminal që kryente vjedhje, arrestohen tre persona!

Policia e Tiranës ka goditur një grup kriminal që kryente vjedhje në kryeqytet. Në pranga u vunë tre persona, pjesë e këtij grupi.

Grupi akuzohet për 12 vjedhje dhe tentativa vjedhjeje. Të arrestuarit janë Daniel Çela 31 vjeç; Bashkim Sollaku 56 vjeç; dhe Endri Gjeli 33 vjeç, të tre banues në Elbasan.

Policia sekuestroi automjetin me të cilin këta persona shkonin në banesat apo subjektet ku kryhej vjedhja si dhe veshje të përdorura në krim.

Më konkretisht, këta persona akuzohen se kanë vjedhur më 4 dhjetor 2025 një shumë parash në një biznes në rrugën  “7 Nëntori”. Më 24 dhjetor 2025 vodhën një shumë parash dhe sende me vlerë në banesën e një shtetasi në  bulevardin “Migjeni”.

Më datë 8 shkurt të këtij viti kanë vjedhur një shumë parash dhe sende me vlerë, në banesën e shtetasit A. B., në rrugën “Ribez”. Ndërsa me datë 10 shkurt kanë vjedhur sërish para në një biznes në rrugën e Prushit.

Po ashtu këta persona akuzohen se kanë tentuar të vjedhin 4 herë në disa kompani në  rrugën e Prushit, në Vaqarr si edhe në Fushë Mëzez.

NJOFTIMI I POLICISË:

Goditet një grup kriminal i akuzuar për 12 vjedhje/tentativa për vjedhje në territoret e komisariateve të Policisë Nr. 6 dhe Nr. 7.

Kapen 3 pjesëtarët e grupit.
Sekuestrohen automjeti me të cilin shtetasit shkonin te banesat/subjektet ku do të vidhnin dhe veshje të përdorura gjatë kryerjes së krimeve.

Si rezultat i një pune hetimore intensive, kryer me qëllim identifikimin dhe kapjen e disa shtetasve, të cilët të orgënizuar si grup, dyshohej se kishin kryer dhjetëra vjedhje në qark, shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 6, finalizuan operacionin e koduar “Harta”.

Në kuadër të operacionit u vunë në pranga shtetasit D. Ç., 31 vjeç, B. S., 56 vjeç dhe E. Gj., 33 vjeç, të tre banues në Elbasan.

•Si rezultat i veprimeve hetimore, janë zbardhur nga strukturat e Komisariatit të Policisë Nr. 6, këto raste me autorë të dyshuar 3 shtetasit e arrestuar:
-më datë 04.12.2025, kanë vjedhur një shumë parash, në biznesin e shtetasit G. S., në rrugën “7 Nëntori”;
-më datë 07.12.2025, kanë vjedhur një shumë parash, në biznesin e shtetasit O. V., në autostradën “Tiranë-Durrës”;
-më datë 24.12.2025, kanë vjedhur një shumë parash dhe sende me vlerë, në banesën e shtetasit E. M., në bulevardin “Migjeni”;
-më datë 08.02.2026, kanë vjedhur një shumë parash dhe sende me vlerë, në banesën e shtetasit A. B., në rrugën “Ribez”;
-më datë 10.02.2026, kanë vjedhur një shumë parash, në një biznes në rrugën e Prushit;
-më datë 14.02.2026, kanë tentuar të vjedhin në kompaninë e shtetasit A. B., në rrugën e Prushit;
-më datë 22.02.2026, kanë tentuar të vjedhin në kompaninë e shtetasit E. J., në fshatin Vaqarr;
-më datë 25.02.2026, kanë tentuar të vjedhin në kompaninë e shtetasit E. K., në fshatin Fushë Mëzez;
-më datë 25.02.2026, kanë tentuar të vjedhin në kompaninë e shtetasit E. O., në fshatin Fushë-Mëzez.

•Ndërkaq, në bashkëpunim me shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 7, janë zbardhur 3 tentativa për vjedhje, të kryera nga 3 shtetasit, më datë 15.02.2026, në 3 kompani në fshatin Marikaj.

Vijon puna për zbardhjen e vjedhjeve të tjera që mund të kenë kryer këta shtetas.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme.

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Tiranë/ 23-vjeçarja konsumon mbidozë ilaçesh…

Një ngjarje e rëndë raportohet nga Policia e Tiranës, ku një vajzë 23-vjeçare ka tentuar…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Traktori humb kontrollin dhe del nga rruga në Kolonjë, plagoset drejtuesi i mjetit

Një aksident është regjistruar këtë të diele në Kolonjë. Policia bën me dije se rreth…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Video nga Piranjat \ Vlorë, Dëfrimi i ‘tmerrshëm’ që kërcënon me sëpatë fqinjët dhe i dhunon!

Jemi në Vlorë, aty ku mes zhurmës së qytetit, detit të trazuar nga moti i…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Horoskopi ditor për nesër, e diel 29 gusht 2026

Dashi Çdo gjë do ece me se mire sot mes jush dhe atij qe keni…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Rënia e rrugëve dhe izolimi i juglindjes, Rama: Rrëshqitjet, për shkak të natyrës dhe jo të korrupsionit

Kryeministri Edi Rama tha sot në episodin e radhës të podkastit të tij “Flasim” se…

LEXO ME SHUME