Categories Lajme

Video nga Piranjat \ Vlorë, Dëfrimi i ‘tmerrshëm’ që kërcënon me sëpatë fqinjët dhe i dhunon!

Jemi në Vlorë, aty ku mes zhurmës së qytetit, detit të trazuar nga moti i keq dhe turistëve që ikin dhe vijnë, ka lindur një problem në dukje i vogël, por që ka shqetësuar jo pak banorët e Kodrës mbi Port.

Shkaku i telasheve të tyre është një fqinj, Dëfrim Pasho, i cili akuzohet nga banorët e lagjes se i kërcënon dhe i dhunon.

Sipas tyre, Dëfrimi, në betejën e tij me banorët, ka futur në sherr edhe fëmijët, të cilët hedhin gurë nëpër rrugë dhe trazojnë kopshtet e lagjes. Referuar dëshmisë së banorëve të lagjes, Dëfrimi nuk ka kursyer askënd, as policë, as të moshuar dhe as të rinj, të cilët i ka rrahur ose i ka kërcënuar me sëpatë në dorë.

Nga shpjegimi që na bëhet nga banorët e lagjes, duket sikur po flitet për një Tarzan të xhunglës që e ka ditën e tij të parë në qytet.

Por nuk duam kurrsesi as të nxitohemi, e aq më pak të paragjykojmë një kryefamiljar të dëshpëruar që ka mbi shpatulla gruan dhe xx fëmijë të keqveshur dhe të kequshqyer, prandaj shkojmë ta takojmë vetë Dëfrimin e tmerrshëm, që ua bën jetën të vështirë çdo personi në Kodër.

Rruga për t’u ngjitur në vendin ku ai ka ngritur kasollen me drurë dhe plastmasë është e pashtruar, me gurë në rrugë, sikur të ishin lënë aty gati për ndonjë betejë me fqinjët armiq që e urrejnë. Me t’u ngjitur lart, përballemi me njërin nga djemtë më të rritur, i cili, pavarësisht se ishte një orar kur duhej të ishte në shkollë, qëndronte në shtëpi duke u kujdesur për vëllain më të vogël.

Banesa e improvizuar ku janë sistemuar 9 anëtarët e familjes është jashtë çdo standardi njerëzor: pa dyer e dritare, pa tualet, pa ujë të ngrohtë, pa asnjë orendi apo elektroshtëpiake, pa ushqime dhe veshmbathje për të vegjlit që jetonin aty mes skamjes.

Ndërsa ne po bisedonim me djalin, Dëfrimi kthehet në atë ambient që duhet të guxojmë ta quajmë banesë.

Pamja e tij vërtet nuk është aq miqësore.

Por, sidoqoftë, jo ai personazhi i tmerrshëm i sëpatës dhe i gurëve për të cilin na kishte folur fqinji… Ndaj ky detaj na jep kurajo për të folur.

Në fillim, Dëfrimi shprehet se të gjitha akuzat e bëra nga fqinjët e tij janë gënjeshtra dhe manipulime, pasi ai nuk ka problem me askënd. Por këtu nis të bëhet lëmsh, pasi përballet me dëshmitë e fqinjëve, të cilët, duhet thënë se, pavarësisht se ne ishim aty, asnjë nuk guxonte t’i dilte përballë, por vetëm në telefon.

Prandaj duhet thënë se, deri më tani, Dëfrimi e ka fituar betejën e tij me fqinjët.

Në përballje me Dëfrimin vjen edhe motoristi që shpërndante porositë, i cili dëshmon se Dëfrimi e ka rrahur vetëm pse ka dërguar ushqimin. Ndërkohë, tmerri që kanë banorët e Kodrës mbi Port nga prania e Dëfrimit shprehet në çdo dëshmi të tyre. Por, mirë banorët, mirë edhe ne që ishim aty vetëm për pak minuta.

Po shteti? Ku është shteti në këtë përballje, që në ditë të tjera, pa praninë e kamerës, nuk është kaq e paqtë sa ishte sot?

Prandaj, telefonuam SPZ-në e zonës, Felek Bletën, por ky i fundit na mbylli telefonin me pretendimin se ka punë të tjera.

A ka punë më të rëndësishme për një efektiv sesa mbrojtja e qytetarëve?

Për një efektiv që i shërben Policisë, jo, por tek Feleku ndryshon puna, pasi, siç tha, është i zënë. Prandaj telefonuam sallën operative të Policisë së Vlorë, e cila dërgoi menjëherë një patrullë.

Ndërsa më vonë na erdhën edhe detajet e para: motori i Dëfrimit, pa asnjë letër shoqëruese, është sekuestruar dhe dyshohet të jetë i vjedhur. Gjithashtu, kanë nisur hetimet për akuzat që banorët e lagjes kanë bërë ndaj fqinjit të frikshëm…

Ndërkohë, puna jonë nuk mbaron këtu.

Pavarësisht agresivitetit që tregon, ky zotëri ka 7 fëmijë për të ushqyer, për të veshur dhe për të shkolluar. Por, mbi të gjitha, për t’u siguruar një strehë dinjitoze larg asaj aktuale me drurë dhe plastmasa në mes të asgjësë.

Ndaj thirrja jonë për Bashkinë e Vlorës dhe Shërbimet për Mbrojtjen e Fëmijëve është që të bëhemi të gjithë së bashku dhe të ndihmojmë këtë familje, e cila duhet të hiqet nga ajo skamje dhe të nisë sa më shpejt një jetë dinjitoze me ose pa kryefamiljarin e saj problematik. /Piranjat.news

 

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Rrjeti i prostitucionit në Shqipëri, AFP: Shumë vajzave të huaja i premtohet vendi i punës, por përfundojnë në burg

“Një numër në rritje grash po tërhiqen nga rrjete kriminale ndërkombëtare në Shqipëri nga vende…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Atentat 39-vjeçarit turk, sherri i nisur në Turqi përfundoi me plumba në Tiranë

Një sherr që ka nisur që në Turqi dyshohet të jetë shkaku i atentatit të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Këmbimi valutor sot/ Me sa lekë blihen e shiten valutat kryesore, çfarë ndodh me monedhat e tjera

Sot, në tregun e këmbimit valutor shqiptar, një dollar amerikan do të blihet sot me…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Ditën në punë dhe natën pjesë e rrjetit të trafikut të kokainës, arrestohet shqiptari në Itali! I gjenden kokainë, municione dhe kanabis

Një operacion i Karabinierëve në Calcinato në Itali, çoi në arrestimin e një 48-vjeçari shqiptar,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Itali/ 47-vjeçarja shqiptare humb jetën pas diagnozës së gabuar

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Itali. Një 47-vjeçare shqiptare ka humbur jetën si pasjë…

LEXO ME SHUME