Categories Lajme

Emrat/ Merrnin ryshfet për patentat e pezulluara, SPAK çon për gjykim 25 të pandehur

Pokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, SPAK njoftoi të premten përfundimin e hetimeve paraprake dhe dërgimin për gjykim të çështjes penale në ngarkim të 25 të pandehurve të akuzuar se merrnin dhe jepnin rryshfet për të kthyer para afatit patentat e pezulluara. Mes të pandehurve janë edhe katër punonjës të Policisë së Shtetit.

“…Rezulton e provuar se lejet e drejtimit të automjeteve të shtetasve: Besiko Demaj, Greis Rafti, Enis Balla, Sotiraq Lamaj, Lidian Broshka, Oltjan Mucaj, Revi Osmani, Neritan Selmani, Spiro Tore, Selim Skënderi, Renato Meçuli, Ervis Dakolli, Endrit Xhambazi, Vilson Zelia, Altin Koçi, Ardian Peposhi, posedoheshin nga këta shtetas të ndëshkuar me masën administrative të pezullimit të lejes së drejtimit dhe janë marrë nga kartoteka e Organi Administrativ Shtetëror (OASH) para afatit të pezullimit“, citohet në njoftimin e SPAK.

Sipas SPAK, shtetasi Alkid Ndreu me detyrë specialist i administrimit të dokumentave dhe anëtar i OASH, ka konsumuar elementë të veprës penale të “Shpërdorimit të detyrës”, duke qenë se ruajtja dhe administrimi i lejeve të drejtimit dhe praktikat e vendimeve ka qenë detyra e tij funksionale dhe moskryerja e kësaj detyre ka sjellë përfitime për persona të tjerë, si dhe ka dëmtuar interesat e ligjshëm të shtetit.

Po ashtu, ka rezultuar se në dy raste, Ndreu ka pranuar përfitim monetar në rastin e kthimit para kohe të lejeve të drejtimit të pezullara duke u akuzuar dhe për“Korrupsioni pasiv… ”.

Nën akuzë janë vendosur dhe Elio Picoku, me detyrë Shef Seksioni për Shërbimet Ekonomike dhe Personelin, në Komisariatin Rajonal të Policisë Rrugore Tiranë, i cili akuzohet se ka ushtruar ndikim të paligjshëm kundrejt përfitimit monetar, për nxjerrjen e lejeve të drejtimit para afatit të pezullimit për disa shtetas.

Nga hetimi ka rezultuar se Picoku ka qenë pika e fundit e kontaktit për qytetarët që kanë pasur lejen e drejtimit të pezulluar apo për personat që kanë qenë ndërmjetës për të marrë lejen e drejtimit nëpërmjet ushtrimit të ndikimit të paligjshëm.

SPAK sqaron se në këtë aferë janë përfshirë edhe punonjës të tjerë të policisë, Amarildo Lika dhe Kujtim Xhaja, që akuzohen se kanë ushtruar ndikim të paligjshëm kundrejt përfitimit monetar, me qëllim nxjerrjen e lejeve të drejtimit para afatit të pezullimit për shtetas të ndryshëm.

Në rolin e ndërmjetësit në këytë proces, akuzohen se kanë qenë Eduart Caka; Revi Osmani; Ilir Tafa; Sefer Gianfrate; Evisjon Salku; Gerald Lusha; Ardit Shehu; Arisjon Rakipi dhe Arian Lika

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e Hënë 14 Shtator 2026

Dashi Natyra juaj optimiste nuk do t’ju lërë në asnjë moment të bini pre e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Gazetarët, padi në Kushtetuese: Kërkojmë pezullimin dhe shfuqizimin e saj, është censuruese

Asociacioni i Gazetarëve të Shqipërisë (AGSH) ka depozituar në Gjykatën Kushtetuese kërkesë padinë për rregulloren…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Ilir Meta kërkon zëvendësimin e masës me “arrest me burg”

Dhjetra refuzime në të tre shkallët e gjyqësorit nuk e kanë ndalur ish-Presidentin e Republikës,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Roskovec/ Sulmoi me çekiç babain e ish-bashkëjetueses, i plagosuri dërgohet me urgjencë në spital, autori arratiset

Një ngjarje e rëndë është regjistruar mbrëmjen e sotme në fshatin Suk të Bashkisë Roskovec,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Viti i ri shkollor, mbi 340 mijë nxënës në të gjithë vendin! 25 mijë prej tyre ulen sot për herë të parë në banka

Në të gjitha shkollat e vendit sot ka nisur viti i ri mësimor. Mbi 340…

LEXO ME SHUME