Categories Sport

VIDEO/ Ekzekutim horror në Meksikë, trajneri vritet gjatë ndeshjes së futbollit. Plagoset rëndë një lojtar

Tragjedi në Meksikë. Gjatë ndeshjes së nivelit amator mes Gamesa Union dhe Coca Cola Union në futboll, trajneri i vendasve mbeti i vrarë nga breshëria e plumbave që u derdhën mbi të. Dueli po zhvillohej në qytetin e Obregon në Sonora, teksa viktimë ka mbetur trajneri 44-vjeçar Jorge Alberto.

Sipas shtypit vendas, ngjarja tragjike ndodhi mbrëmjen e 19 korrikut rreth orës 21:30. Me ndeshjen të ndërprerë për një faull, shumë krisma u dëgjuan në fushë. I pafat trajneri, që paçka ndihmës nuk mundi të mbijetonte.

I plagosur rëndë mbeti edhe një prej lojtarëve, i cili duket se është jashtë rrezikut për jetën. Duket se një grup i armatosur kreu këtë atentat që tronditi zonën.

Momenti në të cilin ndodhi vrasja është kapur në video, pasi ndeshja është transmetuar drejtpërdrejt përmes rrjeteve sociale të skuadrës së Gamesa Union.

Pas vrasjes ndeshja u ndërpre, me policinë që mbërriti në vendngjarje, teksa nuk ka asnjë të ndaluar.

“Kjo ndeshje mbaroi, fatkeqësisht sapo ka ndodhur një vrasje këtu në buzë të fushës”, ishin fjalët spikerit të fushës.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Sport

Turqia mundet nga Paraguaji dhe eliminohet nga Botërori

Turqit treguan dominim total ndaj Paraguait që luajti me 10 lojtarë, por edhe këtë herë…

LEXO ME SHUME
Categories Sport

Vasil Ruçi nuk është thjesht një emër në historinë e futbollit vlonjat

Vasil Ruçi nuk është thjesht një emër në historinë e futbollit vlonjat. Ai është një…

LEXO ME SHUME
Categories Sport

Rey Manaj përfshihet në aksident, ku ka rezultuar vetëm dëme materiale

Sulmuesi i Kombëtares shqiptare dhe i skuadrës së Sivasspor-it, Rey Manaj, është përfshirë në një…

LEXO ME SHUME
Categories Sport

Flamurtari i Athinës, një histori vëllazërie përtej kufijve

Pothuajse në të gjitha shtetet e Europës, por edhe në Shtetet e Bashkuara të Amerikës,…

LEXO ME SHUME
Categories Sport

Nesër ndeshja Shqipëri-Angli, policia publikon masat e sigurisë

Policia e Shtetit ka publikuar planin e masave për ndeshjen ndërkombëtare të futbollit Shqipëri –…

LEXO ME SHUME