Categories Lajme

EMRAT/ Shkatërrohet rrjeti që trafikonte kanabis drejt Greqisë, arrestohen 2 persona në Korçë

Policia e Korçës ka goditur një grup kriminal që kultivonte, prodhonte dhe trafikonte kanabis drejt Greqisë. Operacioni “Grupi” çoi në pranga dy financuesit e aktivitetit, Leonard Xhemollari, 45 vjeç, nga Maliqi dhe Gentian Muço, 48 vjeç, nga Korça, ndërsa dy organizatorët, Rexhildo Berberi, 42 vjeç dhe Abidin Guraj, 35 vjeç, janë shpallur në kërkim.

Hetimet zbuluan se droga prodhohej në fshatin Polovisht të Maliqit dhe më pas magazinohej në Voskop, ku thahej dhe përpunohej për transport drejt Greqisë.

Gjatë aksionit, policia sekuestroi fenelina policie, pajisje GPS, kamera dhe mjete regjistrimi të fshehta, targa makinash, USB, karta memorie, laptopë, dronë dhe kontrata automjetesh. Në një nga banesat u gjet edhe një ambient i përshtatur për punime mbi automjete, që dyshohet se përdorej për përgatitjen e mjeteve për transportin e drogës.

Të katër të dyshuarit lidhen edhe me katër raste të mëparshme trafikimi të goditura nga policia. Hetimet vazhdojnë për të identifikuar bashkëpunëtorë të tjerë.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

“Game Over 2” për dy të rinj në Ndroq, policia i arreston në flagrancë

Tiranë/Finalizohet operacioni policor i koduar “Game Over 2”. Zbulohet në Ndroq, një lokal ku organizohej…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Morën dy makina me qira dhe s’ia kthyen më pronarit, e pëson çifti nga kryeqyteti!

Një burrë dhe një grua po hetohen së fundmi, pas denoncimit të depozituar nga pronari…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Tentoi të vriste me armë zjarri një person në Institut, arrestohet autori dhe dy shokët e tij

Tentoi të vriste me armë zjarri, një shtetas, rreth tri javë më parë, në Institut,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Çanta e braktisur me armë brenda u gjet nga fëmijët në Sarandë, zbulohet se kujt i përket

Zbardhen detaje nga ngjarja në Sarandë, ku dje u gjet një armë zjarri në rrugë.…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Gazetarët e Vlorës braktisin Unionin, shoqatën e Aleksandër Cipës

Një grup prej 13 gazetarësh të Vlorës, të angazhuar aktualisht në media lokale dhe kombëtare,…

LEXO ME SHUME