Categories Lajme

EMRAT/ Shtëpi bari në Fier, gjykata cakton masën për pronarin e vilës, faturistin dhe elektricistin

Arrest me burg për Erion Marinin kultivuesin e 181 rrënjë hashash në vilën në Dërmënas së bashku me faturistin Klajdi Grëmi dhe detyrim paraqitje për elektriçistin e zonës Behar Fata.

Gjykata e shkallës parë e rrethit gjyqësor Fier ka vendosur masën e sigurisë arrest me burg për pronarin e vilës shtetasin Erion(Xhevair) Marini (Gashi) 44 vjeç banues në Dërmënas, ku u gjetën 181 rrënjë hashash së bashku me faturistin Klajdi Grëmi dhe detyrim paraqitje për elektriçistin Behar Fata

Tre ditë më parë policia gjeti dhe sekuestroi në cilësinë e provës materiale 181 rrënjë kanabisativa të mbjella në vazo në 5 dhoma gjumi në katin e tretë të vilës së Erion Marinit në Dërmënas.

Marini akuzohet për kultivim e trafikim të lëndëve narkotike ndërsa Behar Fata elektriçist dhe Klajdi Grëmi faturist për abuzim me detyrën.

Gjat seancës u pohua se faturisti duhet që sipas ligjit dhe detyrës kur krahasonte harxhimin e energjisë elektrike nga banorët në matësat e tyre me matësin kryesor të gabimës qëndrore duhet ta kish vënë re diferencën që vidhej dhe së bashku me elektriçistin e zonës duhet të kishin njoftuar shefat e tyre për këtë vjedhje që të kryenin kontrolle për vjedhje të energjisë elektrike.

Gjyqtarja e çështjes Sonila Hoxha duke dëgjuar palët prokurorin e përfaqsuar nga Dorian Tafili, të akuzuarit Grëmi dhe Fata kanë avokatët Petrit Morina dhe Sefret Hoxha vendosi: arrest me burg për Erion Marini dhe Klaidi Grëmi dhe detyrim paraqitje për Behar Fata.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Aksident fatal në Rrugën e Kombit, përplaset për vdekje një shtetase nga Kosova

Një aksident i rëndë është shënuar mëngjesin e kësaj të hëne (15 qershor) në aksin…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vrasja e Valter Lleshit, viktima kishte precedent në një ngjarje kriminale të vitit 2020

Detaje të reja kanë dalë në dritë lidhur me vrasjen e ndodhur në Mirditë. Viktima,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Pacolli ngre shqetësimin: Kërcënime dhe pengesa për Aeroportin e Vlorës

Biznesmeni Behgjet Pacolli ka postuar disa foto nga punimet në Aeroportin e Vlorës, ndërsa që…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Policia jep informacion zyrtar për efektivin e Rrugores që i dha fund jetës në Tiranë

Një ngjarje e rëndë është regjistruar në orët e para të mëngjesit të së dielës…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Humbi jetën 15-vjeçari , Gjykata e Gjirokastrës lë në “arrest shtëpie” pronarin e pishinës

Skandale ne Gjirokaster pishina nuk plotesonte asnje kusht sigurie nje femije humbi jeten por gjykata…

LEXO ME SHUME