Categories Lajme

EMRI/ Abuzoi seksualisht me 13-vjeçaren, kapet i fshehur në Berat, 35-vjeçari nga Saranda

Aljon Pasho 35 vjeç, është arrestuar nga policia e Beratit, pasi ishte shpallur në kërkim për marrëdhënie seksuale me të mitur dhe përndjekje, kapet dhe vihet në pranga 35-vjeçari.

Bëhet me dije se 35-vjeçari ishte shpallur në kërkim pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Sarandë e ka dënuar me 4 vjet e 5 muaj burgim, për veprat penale “Marrëdhënia seksuale ose homoseksuale me të mitur” dhe “Përndjekja”.

Theksohet se në vitin 2018, në qytetin e Sarandës, shtetasi Aljon Pasho ka përndjekur një shtetase të mitur 13 vjeçe dhe më pas ka kryer marrëdhënie seksuale me të.

NJOFTIMI I PLOTË:

I shpallur në kërkim për marrëdhënie seksuale me të mitur dhe përndjekje, kapet dhe vihet në pranga 35-vjeçari.

35-vjeçari i dënuar me 4 vjet e 5 muaj burgim, nga Gjykata e Sarandës, u vu në pranga falë informacioneve të siguruara nga shërbimet e Stacionit të Policisë Dimal, përmes inteligjencës informative.

Shërbimet e Policisë Dimal kishin siguruar informacione se një shtetas i shpallur në kërkim nga Komisariati i Policisë Sarandë ishte strehuar në një banesë në qytetin e Dimalit.

Bazuar në këto informacione dhe në kuadër të kontrolleve të shtuara për parandalimin dhe goditjen e paligjshmërisë, si dhe për kapjen e shtetasve në kërkim, shërbimet e Stacionit të Policisë Dimal, në bashkëpunim me Forcën e Posaçme “Shqiponja”, pas koordinimit të informacioneve me Komisariatin e Policisë Sarandë, kanë kapur dhe vënë në pranga shtetasin Aljon Pasho, 35 vjeç, banues në Sarandë, i cili ishte strehuar në banesën e një të afërmi të tij.

35-vjeçari ishte shpallur në kërkim pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Sarandë e ka dënuar me 4 vjet e 5 muaj burgim, për veprat penale “Marrëdhënia seksuale ose homoseksuale me të mitur” dhe “Përndjekja”.

Në vitin 2018, në qytetin e Sarandës, shtetasi Aljon Pasho ka përndjekur një shtetase të mitur 13 vjeçe dhe më pas ka kryer marrëdhënie seksuale me të.

Veprimet e mëtejshme procedurale për këtë shtetas do të kryhen nga Komisariati i Policisë Sarandë.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Aksident në Vlorë-Orikum, “Audi” përplas këmbësoren me foshnjën 3-muajshe, mrekullisht shpëtojnë të dyja!

Një aksident rrugor dramatik ka ndodhur mesditën e sotme (29 gusht) në aksin Vlorë-Orikum, pranë…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Prokuroria mbyll hetimet për Ylli Zallën

Pak ditë përpara se Ylli Zalla të arrestohej gjatë operacionit policor të koduar “Fundi i…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

I dhunuan nipin në Kavajë, 47-vjeçari arrestohet ndërsa po shkonte për të…

Me armë zjarri në automjet, po shkonte për të vrarë personat që kishin dhunuar nipin…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e Premte 28 Gusht 2026

Dashi Edhe pse situata ne jetën tuaj ne çift do përmirësohet sot, serish nuk do…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

VIDEO/ Pas shumë vitesh, shkaba egjiptiane rikthehet në Vjosë!

Pas shumë vitesh, shkaba egjiptiane është shfaqur sërish në hapësirën e lumit Vjosa. Ministri i…

LEXO ME SHUME