Categories Lajme

Emri/ Akuzohet se kreu marrëdhënie seksuale me një 13-vjeçare, arrestohet i riu në Pogradec

Një 27-vjeçar është arrestuar sot në Pogradec, pasi dyshohet se ka kryer marrëdhënie seksuale më një të mitur.

Policia bën me dije se në pranga ka rënë shtetasi me iniciale E. Xh., 27 vjeç, banues në fshatin Hondisht.

Njoftimi i policisë:

DVP Korçë/Vihen në pranga 3 shtetas dhe procedohen në gjendje të lirë 4 të tjerë, për vepra të ndryshme penale.

-Specialistët e Trafikut Urban dhe Interurban të DVP Korçë arrestuan në flagrancë shtetasin L. P., 31 vjeç, banues në Pogradec, pasi në aksin rrugor “Korçë-Pogradec”, në afërsi të fshatit Leminot, u kap duke drejtuar automjetin tip “Volkswagen”, në gjendje të dehur.

-Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Pogradec arrestuan shtetasin E. Xh., 27 vjeç, banues në fshatin Hondisht, Pogradec, pasi dyshohet se ka kryer marrëdhënie seksuale, me një shtetase të mitur 13-vjeçare.

-Oficerët e Policisë Gjyqësore të Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë arrestuan në flagrancë shtetasen E. K., 25 vjeçe, si dhe filluan procedimin penal në gjendje të lirë për bashkëjetuesin e saj, shtetasin A. D., 33 vjeç, të dy banues në Korçë, pasi këta shtetas, në ambientet e Komisariatit të Policisë Korçë, ku ndodheshin për zgjidhjen e një problemi mes tyre, kanë kundërshtuar për shkak të detyrës, punonjësit e Policisë të rendit publik.

-Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Kolonjë referuan materialet në Prokurori ku filloi procedimi penal në gjendje të lirë për shtetasit H. Ç., 26 vjeç, banues në fshatin Selenicë, Kolonjë dhe V. Dh., 55 vjeç, banues në Ersekë, sepse në fshatin Taç, duke drejtuar përkatësisht automjetet e tyre, pasi janë përfshirë në një aksident me dëme materiale, 26-vjeçari ka goditur me grushte shtetasin V. Dh. dhe më pas të dy janë larguar nga vendi i aksidentit.

-Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Maliq referuan materialet në Prokurori, ku filloi procedimi penal në gjendje të lirë për shtetasin T. K., 34 vjeç, banues në Maliq, pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj bashkëshortes së tij, e cila u pajis me urdhër mbrojtjeje.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë, për veprime të mëtejshme

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Policia jep informacion zyrtar për efektivin e Rrugores që i dha fund jetës në Tiranë

Një ngjarje e rëndë është regjistruar në orët e para të mëngjesit të së dielës…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Humbi jetën 15-vjeçari , Gjykata e Gjirokastrës lë në “arrest shtëpie” pronarin e pishinës

Skandale ne Gjirokaster pishina nuk plotesonte asnje kusht sigurie nje femije humbi jeten por gjykata…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Tiranë,Gjendet i pajetë në banesë 25-vjeçari

Më datë 14.06.2026, ora 04:35, në Astir, në ambientet e banesës, është gjetur pa shenja…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Moisi Habilaj është arrestuar në Borsh pas disa vitesh në kërkim

Gjykata e Apelit në Katania kishte konfirmuar dënimin e tij me 15 vite burg. Pas…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Protesta kundër resortit luksoz në Rrjoll/ Banorët shembin rrethimin prej hekuri dhe futen në kantier, përplasje me policinë

Banorët e Rrjollit janë ngritur sërish në protestë kundër ndërtimit të resortit luksoz të në…

LEXO ME SHUME