Categories Lajme

EMRI/ Anëtar i një grupi kriminal droge, arrestohet 26-vjeçari në Tiranë, pritet ekstradimi drejt Italisë

Një 26-vjeçar nga Tirana është vënë në pranga mëngjesin sotëm në kryeqytet, pasi dyshohet se është pjesë e një grupi kriminal droge që vepron në Itali.

Policia bën me dije se shërbimet e Komisatiatit të Policisë Nr. 2, në një lokal në rrugën “Medar Shtylla”, kanë lokalizuar dhe ndaluar 26 vjeçin Arman Alla, banues në Tiranë.

26-vjeçari ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar, pasi Gjykata e Torinos, Itali, me vendimin e datës 14.05.2021 i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Pjesëmarrja ne grup kriminal me qëllim trafikimin e narkotikëve”, parashikuar nga Kodi Penal i Italisë.

Vijojnë procedurat për ekstradimin e tij drejt Italisë.

“Finalizohet nga Komisariati i Policisë Nr. 2, në bashkëpunim me DVP Shkodër, operacioni policor i koduar “Ricercato”.

Kapet në Tiranë dhe vihet në pranga, me qëllim ekstradimin drejt Italisë, një shtetas i shpallur në kërkim ndërkombëtar, pjesëtar i një grupi kriminal me aktivitet trafikimin e narkotikëve.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 2, në bashkëpunim me DVP Shkodër, në vijim të punës për kapjen e shtetasve të shpallur në kërkim ndërkombëtar, bazuar në inteligjencën informative mbi vendndodhjen e një shtetasi në kërkim, kanë organizuar dhe finalizuar operacionin policor të koduar “Ricercato”.

Gjatë operacionit, shërbimet e Komisatiatit të Policisë Nr. 2, në një lokal në rrugën “Medar Shtylla”, kanë lokalizuar dhe ndaluar shtetasin A. A., 26 vjeç, banues në Tiranë.

Ky shtetas ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar, pasi Gjykata e Torinos, Itali, me vendimin e datës 14.05.2021 i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Pjesëmarrja ne grup kriminal me qëllim trafikimin e narkotikëve”, parashikuar nga Kodi Penal i Italisë.

Interpol Tirana, në bashkëpunim me Interpol Romën, vijon procedurat për ekstradimin e këtij shtetasi drejt Italisë”, njofton Policia. 

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e Hënë 14 Shtator 2026

Dashi Natyra juaj optimiste nuk do t’ju lërë në asnjë moment të bini pre e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Gazetarët, padi në Kushtetuese: Kërkojmë pezullimin dhe shfuqizimin e saj, është censuruese

Asociacioni i Gazetarëve të Shqipërisë (AGSH) ka depozituar në Gjykatën Kushtetuese kërkesë padinë për rregulloren…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Ilir Meta kërkon zëvendësimin e masës me “arrest me burg”

Dhjetra refuzime në të tre shkallët e gjyqësorit nuk e kanë ndalur ish-Presidentin e Republikës,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Roskovec/ Sulmoi me çekiç babain e ish-bashkëjetueses, i plagosuri dërgohet me urgjencë në spital, autori arratiset

Një ngjarje e rëndë është regjistruar mbrëmjen e sotme në fshatin Suk të Bashkisë Roskovec,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Viti i ri shkollor, mbi 340 mijë nxënës në të gjithë vendin! 25 mijë prej tyre ulen sot për herë të parë në banka

Në të gjitha shkollat e vendit sot ka nisur viti i ri mësimor. Mbi 340…

LEXO ME SHUME