Categories Lajme

FOTO-VIDEO\ Po Oshee a ka përgjegjësi për vdekjen e Arbrit në Orikum, cfarë do ti thoni birit të tij për babin

Të vdesësh sepse pavarësisht vapës, ty të duhet të punosh me djersë nëpër ara. Të vdesësh sepse ti ke vendosur ta ushqesh familjen me punë të ndershme. Ndërsa ata që ta morën jetën po shulloheshin plazheve. Të vdesësh sepse miliarda eurot e shqiptarëve që u hodhën në projektin “ABC” të Oshee u vodhën dhe kabllot ngelën pa shtylla, e kabllot mbetën të zhveshur.

Të vdesësh sepse OSHEE e ka mendjen të gllabërojë, të vjedh e të zhvasë.

Të vdesësh sepse OShee-së nuk i deshi trapi ti lidhte kabllot ashtu siç ligji e parashikon.

Të vdesësh sepse kabllot jo vetëm që gati prekin tokën, por mbi të gjitha janë të zhveshur.

Të vdesësh….e të mos i plas trapi njeriu sepse në fund të fundit ti ishe djali i nëne të thjeshtë, ishe burri i një gruaje shtëpiake, ishe babai i një fëmije të mitur, të pafajshëm….që sot mbeti jetime.

Arbri po punonte në vapë në tokat me grurë… kablli “Abc” i preku autokombanjën…kablli ishte i zhveshur dhe këtë e di edhe policia.

Arbri vdiq! La pas një fëmijë të mitur, la nusen, la nënën, babain. ..

Dhe përgjegjësit po bëjnë çmos të mbyllin gojën e atyre që mund të flasin.

Jetën e Arbrit e morët ju që nuk bëtë dot punën, jetën e tij do e keni në kurriz, se ndërgjegje dyshoj shumë të keni.

Kabllot e projektit “abc” të Oshee gati në tokë, pa shtylla ku të kapen dhe mbi të gjitha të zhveshura.

Kjo është foto nga momenti tragjik i vdekjes së 35 vjeçarit Arbër Ferati në Orikum, si pasojë e kontaktit me energjinë elektrike.

Arbri, baba i një fëmije të mitur, ishte duke punuar tokat me grurë kur kablli ka prekur autokombanjën. Burime nga policia dhe banorë të zonës thonë që ngjarja ka ndodhur pasi kabllot kanë qenë të zhveshur dhe nën nivelin e lartësisë që duhet të ishin.

 

 

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e Hënë 14 Shtator 2026

Dashi Natyra juaj optimiste nuk do t’ju lërë në asnjë moment të bini pre e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Gazetarët, padi në Kushtetuese: Kërkojmë pezullimin dhe shfuqizimin e saj, është censuruese

Asociacioni i Gazetarëve të Shqipërisë (AGSH) ka depozituar në Gjykatën Kushtetuese kërkesë padinë për rregulloren…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Ilir Meta kërkon zëvendësimin e masës me “arrest me burg”

Dhjetra refuzime në të tre shkallët e gjyqësorit nuk e kanë ndalur ish-Presidentin e Republikës,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Roskovec/ Sulmoi me çekiç babain e ish-bashkëjetueses, i plagosuri dërgohet me urgjencë në spital, autori arratiset

Një ngjarje e rëndë është regjistruar mbrëmjen e sotme në fshatin Suk të Bashkisë Roskovec,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Viti i ri shkollor, mbi 340 mijë nxënës në të gjithë vendin! 25 mijë prej tyre ulen sot për herë të parë në banka

Në të gjitha shkollat e vendit sot ka nisur viti i ri mësimor. Mbi 340…

LEXO ME SHUME