Categories Lajme

EMRI/ Arrestohet 45-vjeçari në Kukës, detaje

Policia e Kukësit ka arrestuar 45-vjeçarin Asllan Peposhi, banues në fshatin Lusen, pasi gjatë kontrollit në banesë iu sekuestruan dy armë zjarri pushkë, një sasi municioni luftarak, një kapsollë detonatore dhe një shkop bejzbolli.

Materialet në ngarkim të tij u referuan në prokurorinë e Kukësit, për veprat penale “Mbajtja pa leje e armëve, armëve shpërthyese dhe e municionit” dhe “Prodhimi, mbajtja, blerja apo shitja e armëve të ftohta”.

“Shërbimet e Komisariatit të Policisë Kukës, në zbatim të planit të masave për goditjen e paligjshmërisë në fushën e armëmbajtjes pa leje, bazuar dhe në informacionet e siguruara në rrugë operative se një shtetas që mbante armë zjarri pa leje në banesë, kishte konflikt me ish-bashkëshorten, me qëllim parandalimin e ngjarjes kriminale, organizuan punën dhe finalizuan me sukses operacionin policor të koduar “Lusen”.

Si rezultat u arrestua në flagrancë shtetasi A. P., 45 vjeç, banues në Lusen.

Gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e këtij shtetasi, Policia gjeti dhe sekuestroi 2 armë zjarri pushkë, një sasi municioni luftarak, një kapsollë detonatore dhe një shkop bejzbolli.

Materialet hetimore u referuan në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Kukës, për veprat penale “Mbajtja pa leje e armëve, armëve shpërthyese dhe e municionit” dhe “Prodhimi, mbajtja, blerja apo shitja e armëve të ftohta””, thuhet në njoftimin e policisë.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Skafi pësoi defekt në motor dhe rrezikoi të fundosej, shpëtohen 8 anëtarët e një familjeje në Spille

Një skaf me tetë persona në bord ka rrezikuar të fundosej në zonën e Spillesë,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Flakët në dy fronte, Dajt dhe Dibër! Ministria e Mbrojtjes: Sot 10 vatra zjarri, 5 janë ende aktive, s’ka rrezik për banesat!

Zjarret vijojnë të djegin sipërfaqe me pyje e bimësi në territorin e Shqipërisë. Ministria e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Operacion i përbashkët Shqipëri-Ukrainë-Kazakistan, goditet rrjeti kriminal i trafikut të…

Autoritetet në Ukrainë, Kazakistan dhe Shqipëri kanë goditur në një operacion të përbashkët dy qeliza…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aksident në aksin Lushnjë-Berat, makina përmbyset në kanal, plagoset një pastor i huaj

Një aksident ka ndodhur në Çukas, pranë Urës së Kuçit, në Berat, në aksin rrugor…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Durrës/ Dhunuan kamarierin 18 vjeçar pasi kërkoi pagën, arrest me burg për djemtë dhe dhëndrin e pronarit

Gjykata e Durrësit ka caktuar masën e sigurisë “arrest në burg” me afat 45 ditor…

LEXO ME SHUME