Categories Lajme

Emri/ Humbi jetën pasi ra nga lartësia teksa punonte, detaje të reja: 50-vjeçari ishte pronari i një fabrike mielli në Lezhë

Të tjera detaje kanë dalë nga incidenti i rëndë që ndodhi në Lezhë gjatë ditës së sotme, ku humbi jetën një 50-vjeçar, Ndue Gjinaj, pasi ra nga lartësia.

Sipas burimeve, bëhet me dije se 50-vjeçari që ndërroi jetë ishte pronari i fabrikës së miellit, ku edhe ndodhi incidenti.

Ai ra nga një lartësi prej 3 metrash, duke marrë dëmtime të shumta në pjesën e kokës. Pasi u dërgua me urgjence në Spitalin rajonal të Lezhës dhe pavarësisht ndërhyrjes së shpejtë të bluzave të bardha, nuk mundi të mbijetoje dhe humbi jeten në spital 30 minuta pas ngjarjes.

Në lidhje me rastin policia nisi hetimet për zbardhjen e shkaqeve dhe rrethanave të ngjarjes. Gjithashtu edhe Inspektorati Shtetëror i Punës tha se do të do të nisë verifikimet, për të parë nëse janë zbatuar rregullat e sigurisë në punë.

Ndërkohë ky është aksidenti i tretë në pune me pasojë vdekjen që ndodh brenda pak muajsh në Qarkun e Lezhës. Në muajin janar një gomist humbi jetën në fshatin Spiten, teksa po riparonte gomën e një kamioni. Ndërsa në muajin mars një mekanik në Kurbin gjeti vdekjen, pasi automjeti që po riparonte e zuri poshtë.

Ndërkohë po punohet për zbardhjen e plotë të ngjarjes.

Njoftimi i policisë:

Lezhë/Informacion paraprak

Rreth orës 15:30, në fshatin Rrilë, Lezhë, shtetasi N. Gj., 50 vjeç, duke punuar në fabrikën në pronësi të tij, dyshohet se ka rënë aksidentalisht nga lartësia dhe si pasojë e dëmtimeve të marra, ka humbur jetën në spital.

Grupi hetimor vijon veprimet në vendin e ngjarjes, me qëllim dokumentimin e plotë ligjor të rrethanave të kësaj ngjarjeje

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Skafi pësoi defekt në motor dhe rrezikoi të fundosej, shpëtohen 8 anëtarët e një familjeje në Spille

Një skaf me tetë persona në bord ka rrezikuar të fundosej në zonën e Spillesë,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Flakët në dy fronte, Dajt dhe Dibër! Ministria e Mbrojtjes: Sot 10 vatra zjarri, 5 janë ende aktive, s’ka rrezik për banesat!

Zjarret vijojnë të djegin sipërfaqe me pyje e bimësi në territorin e Shqipërisë. Ministria e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Operacion i përbashkët Shqipëri-Ukrainë-Kazakistan, goditet rrjeti kriminal i trafikut të…

Autoritetet në Ukrainë, Kazakistan dhe Shqipëri kanë goditur në një operacion të përbashkët dy qeliza…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aksident në aksin Lushnjë-Berat, makina përmbyset në kanal, plagoset një pastor i huaj

Një aksident ka ndodhur në Çukas, pranë Urës së Kuçit, në Berat, në aksin rrugor…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Durrës/ Dhunuan kamarierin 18 vjeçar pasi kërkoi pagën, arrest me burg për djemtë dhe dhëndrin e pronarit

Gjykata e Durrësit ka caktuar masën e sigurisë “arrest në burg” me afat 45 ditor…

LEXO ME SHUME