Categories Lajme

EMRI/ I dënuar me 12 burg në Itali, kapet 38 vjeçari në Morinë

Një 38 vjeçar është kapur në pikën kufitare të Morinës pasi rezultoi i shpallur në kërkim nga shteti italian.

Valerjan Arra nga Shkodra ishte dënuar me mbi 12 vjet burgim për veprën penale trafikim lëndësh narkotike të kryer në formën e grupit kriminal.

Njoftimi i policisë:

Kapet në PKK Morinë dhe arrestohet përkohësisht, për t’u ekstraduar drejt Italisë, 38-vjeçari i dënuar me mbi 12 vjet burgim, për trafikim narkotikësh, të kryer në formën e grupit kriminal.

Shërbimet e Policisë Kufitare të PKK Morinë, si rezultat i verifikimeve të kryera në bazë të analizës së riskut dhe nëpërmjet koordinimit të vazhdueshëm më Interpol Tiranën, me qëllim kapjen dhe nxjerrjen përpara përgjegjësisë penale, të shtetasve të kërkuar kombëtarisht apo ndërkombëtarisht, për veprimtari të ndryshme kriminale, kanë arrestuar provizorisht, në hyrje të RSH-së, shtetasin:

-Valerjan Arra, 38 vjeç, banues në Shkodër.

38-vjeçari ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar, pasi Gjykata e Apelit të Firences e ka dënuar me 12 vjet e 3 muaj burgim, për veprën penale “Trafikimi i lëndëve narkotike”, kryer në formën e grupit kriminal, të parashikuar nga legjislacioni penal i Italisë. Shtetasit Valerjan Arra i kanë mbetur për të vuajtur nga ky dënim me burgim, edhe 4 vjet e 4 muaj.

Interpol Tirana, në bashkëpunim me autoritetet italiane, vijon procedurat për ekstradimin e 38-vjeçarit.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Aksident në Vlorë-Orikum, “Audi” përplas këmbësoren me foshnjën 3-muajshe, mrekullisht shpëtojnë të dyja!

Një aksident rrugor dramatik ka ndodhur mesditën e sotme (29 gusht) në aksin Vlorë-Orikum, pranë…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Prokuroria mbyll hetimet për Ylli Zallën

Pak ditë përpara se Ylli Zalla të arrestohej gjatë operacionit policor të koduar “Fundi i…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

I dhunuan nipin në Kavajë, 47-vjeçari arrestohet ndërsa po shkonte për të…

Me armë zjarri në automjet, po shkonte për të vrarë personat që kishin dhunuar nipin…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e Premte 28 Gusht 2026

Dashi Edhe pse situata ne jetën tuaj ne çift do përmirësohet sot, serish nuk do…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

VIDEO/ Pas shumë vitesh, shkaba egjiptiane rikthehet në Vjosë!

Pas shumë vitesh, shkaba egjiptiane është shfaqur sërish në hapësirën e lumit Vjosa. Ministri i…

LEXO ME SHUME