Categories Lajme

EMRI/ I dënuar për trafik droge, 43-vjeçari kapet në një apartament në Tiranë, pritet ekstradimi në Itali

Ortis Banda, 43-vjeç është arrestuar pasi u kap në  një apartament në Tiranë.

43-vjeçari ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Interpol Roma.

Në bazë të vendimit të Gjykatës së Leçes në Itali, ishte dënuar me 5 vjet, 10 muaj e 16 ditë burgim, për “Trafikim droge”, kryer në bashkëpunim, parashikuar nga Kodi Penal italian. Sakaq Interpol Tirana, në bashkëpunim me Interpol Romën, vijon procedurat për ekstradimin e këtij shtetasi drejt Italisë.

NJOFTIMI:

 

 

Finalizohet një tjetër operacion policor, i koduar “Apartamenti”, për kapjen e shtetasve të shpallur në kërkim ndërkombëtar.

I dënuar nga autoritetet gjyqësore italiane, për trafikim droge, kapet në një apartament të marrë me qira dhe arrestohet me qëllim ekstradimin, 43-vjeçari.

Si rezultat i shkëmbimit të vazhdueshëm të informacioneve ndërmjet FAST Albanias, Interpol Tiranës dhe Interpol Romës, se në Tiranë fshihej një shtetas i shpallur në kërkim ndërkombëtar për trafikim droge, është organizuar dhe finalizuar operacioni policor i koduar “Apartamenti”.

Në kuadër të këtij operacioni, shërbimet e FAST Albanias, në bashkëpunim me shërbimet e Drejtorisë Vendore të Policisë Tiranë, kanë kapur dhe arrestuar me qëllim ekstradimin drejt Italisë, shtetasin:

Ortis Banda, 43 vjeç, banues në Tiranë.

Ky shtetas ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Interpol Roma, në bazë të vendimit të Gjykatës së Leçes, Itali, e cila e ka dënuar 43-vjeçarin, me 5 vjet, 10 muaj e 16 ditë burgim, për “Trafikim droge”, kryer në bashkëpunim, parashikuar nga Kodi Penal italian.

Në vitin 2012, shtetasi Ortis Banda ka trafikuar një sasi kokaine, në bashkëpunim me 2 shtetas të tjerë, njëri prej të cilëve u kap në flagrancë në qytetin e Maniagos, me sasinë e kokainës.

Interpol Tirana, në bashkëpunim me Interpol Romën, vijon procedurat për ekstradimin e këtij shtetasi drejt Italisë.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Aksident në Vlorë-Orikum, “Audi” përplas këmbësoren me foshnjën 3-muajshe, mrekullisht shpëtojnë të dyja!

Një aksident rrugor dramatik ka ndodhur mesditën e sotme (29 gusht) në aksin Vlorë-Orikum, pranë…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Prokuroria mbyll hetimet për Ylli Zallën

Pak ditë përpara se Ylli Zalla të arrestohej gjatë operacionit policor të koduar “Fundi i…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

I dhunuan nipin në Kavajë, 47-vjeçari arrestohet ndërsa po shkonte për të…

Me armë zjarri në automjet, po shkonte për të vrarë personat që kishin dhunuar nipin…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e Premte 28 Gusht 2026

Dashi Edhe pse situata ne jetën tuaj ne çift do përmirësohet sot, serish nuk do…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

VIDEO/ Pas shumë vitesh, shkaba egjiptiane rikthehet në Vjosë!

Pas shumë vitesh, shkaba egjiptiane është shfaqur sërish në hapësirën e lumit Vjosa. Ministri i…

LEXO ME SHUME