Categories Lajme

Emri/ Nën kërcënimin e armës, vodhi një shumë parash në një pikë karburanti, arrestohet i riu në Lushnjë

Një i ri ka rënë në prangat e policisë së Lushnjës, pasi dyshohet se ka grabitur një shumë parash në një pikë karburanti. Sipas burimeve policore, autori ka qenë i maskuar dhe me armë.

Në pranga ka rënë shtetasi Fabjan Bujaraj, 31 vjeç, banues në Lushnjë. Në cilësinë e provës materiale, policia ka sekuestruar armën e gjahut që ka përdorur autori për të kryer vjedhjen, automjetin që kishte marrë me qira, veshjet që ka mbajtur gjatë vjedhjes, një sasi lënde e dyshuar narkotike heroinë dhe një peshore elektronike.

NJOFTIMI I POLICISË:

Finalizohet operacioni policor i koduar “Hoë it ends”, për zbardhjen e një vjedhjeje të kryer në kërcënimin e armës. Policia identifikon, kap dhe vë në pranga 31-vjeçarin që hyri i maskuar në një karburant dhe mori një shumë parash, në kërcënimin e armës. Sekuestrohen arma e gjahut e përdorur nga autori, automjeti me të cilin ai u largua pas ngjarjes, dhe veshjet që kishte gjatë vjedhjes. Sekuestrohen edhe një sasi lënde e dyshuar narkotike heroinë dhe një peshore elektronike, që u gjetën në banesën e 31-vjeçarit, me precedent të mëparshëm në fushën e narkotikëve.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Lushnjë, menjëherë pas marrjes së njoftimit për një rast vjedhjeje me armë, në një karburant, kanë organizuar punën në kuadër të operacionit policor të koduar “Hoë it ends”, me qëllim zbardhjen e vjedhjes, identifikimin dhe kapjen e autorit.

Si rezultat i veprimeve të shpejta proceduralo-hetimore, me mbështetjen e inteligjencës policore, është zbardhur ky rast vjedhjeje dhe është identifikuar autori i dyshuar, shtetasi F. B., 31 vjeç, banues në Lushnjë. Në kuadër të operacionit pas disa orësh ndjekjeje nga shërbimet e Komisariatit të Policisë Lushnjë në bashkëpunim me shërbimet e Policisë së Elbasanit, u bë e mundur kapja në Elbasan e 31-vjeçarit. Nga hetimet ka rezultuar se shtetasi F. B., në orët e para të mëngjesit të sotëm, ka hyrë i maskuar në një karburant dhe duke kanosur me armë gjahu, ka marrë një shumë parash (një pjesë të xhiros ditore).

Në cilësinë e provës materiale janë sekuestruar arma e gjahut që ka përdorur autori për të kryer vjedhjen, automjeti që kishte marrë me qira, veshjet që ka mbajtur gjatë vjedhjes, një sasi lënde e dyshuar narkotike heroinë dhe një peshore elektronike. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier, për veprime të mëtejshme, për veprat penale “Vjedhja me armë”, “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve të gjuetisë dhe sportive” dhe “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

EMRI/ Plagosi pronarin dhe terrorizoi lagjen me armë, arrestohet muratori shqiptar në Itali

Një pasdite e zakonshme në rrugën “Gravellona 7” në Vigevano u shndërrua në një skenë…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Shuhet në moshën 89-vjeçare akademiku i njohur Rexhep Qosja

Akademiku i njohur Rexhep Qosja ka ndërruar jetë sot në moshën 89-vjeçare. Lajmin e hidhur…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Plagoset me thikë 17-vjeçari në Korçë, arrestohet pas ngjarjes autori

Të përfshirë në konflikt mësohet se janë disa të rinj ku njëri prej tyre, i…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Përfituan 800 mijë euro, arrestohen dy magazinierë, dyshohet se vodhën mijëra kilogramë kafe në subjektin ku punonin

Dy magazinierë janë vënë në pranga nga policia, ndërsa ka nisur hetimi për një shpërndarës,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vrau me çekiç gruan e tij në Greqi, përballja dramatike e shqiptarit me nënën e Albës: Më kthe vajzën time…

Është mbajtur sot seanca e radhës e gjyqit për 39-vjeçarin shqiptar, Kastriot Cenko, i cili…

LEXO ME SHUME