Categories Lajme

Emri/ Një shqiptar mes personave të shpëtuar nga gomonia e përmbytur në Kanalin Anglez. Ja gjendja e tij

Një shqiptar ndodhet mes personave të shpëtuar nga gomonia e cila u përmbyt në orët e para të mëngjesit të sotëm në Kanalin Anglez, në tentativë për të mbërritur në brigjet britanike.

Fatbardha Celaj një përkthyese Shqiptare e cila punon në spitalin e Kentbury në Britaninë e Madhe tregon në një intervistë për gazetarin Klodian Zhivani se ka kontaktuar me shqiptarin e identifikuar si Denisi me origjinë nga veriu i Shqipërisë.

Ajo tha se gjendja e tij është shëndoshë e mirë, por është i traumatizuar nga ngjarja e cila humbën jetën katër persona të tjerë.

Fatbardha Celaj: Unë jam përkthyese  në Britani. Jam në spitalin e Kentbury aktualisht. Situata është shumë e ndjerë. Ndodhen 34 persona që i kanë shpëtuar tragjedisë. Mes tyre është një shqiptar, i quajtur Denis. Ai nuk do të prononcohet, unë kam kontaktuar me prindërit e tij, është shumë. Vetëm Denisi është identifikuar si shqipfolës. Është nga veriu, gjendja është shumë mirë, por është i traumatizuar ende.

Klodian ZhivaniSi është gjendja e personave të tjerë?

Fatbardha Celaj: Gjendja e personave të tjerë është shumë e komplikuar, gjuhët e tjerëve nuk i dimë. Mundohemi të hyjmë në çdo dhomë, mundohemi të gjejmë mos ka shqipfolës të tjerë. Gjendja e tyre është shumë e rëndë. Katër  janë identifikuar  të vdekur. 34 janë këtu në spital, nuk mund të japim shumë detaje,  nuk japim dot detaje para autoriteteve

Klodian ZhivaniCili është apeli për të gjithë prindërit shqiptarë?

Fatbardha Celaj: Ju lutem qetësohuni, deri tani vetëm Denisi është identifikuar. Mos i nisni fëmijët në mënyrë të jashtëligjshme. Nuk e di, jam shumë e emocionuar të shoh këtë gjë të padëshirueshme. Ju lutem mos i nisni, mbajini afër./tch

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Krujë/ Grabitet një pikë karburanti

Një pikë karburanti në Krujë është grabitur me armë gjatë natës. Policia ka identifikuar dhe…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Është ndarë nga jeta mbrëmjen e së hënës mjeku i njohur pediatër Edi Tushe

Është ndarë nga jeta mbrëmjen e së hënës mjeku i njohur pediatër Edi Tushe. Lajmin…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aktorja e njohur turke ndërron jetë në moshën 35-vjeçare…

Aktorja turke, Ece Irtem, e njohur për rolin e saj si Isil në serialin “One…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Mimoza Ahmeti fiton Ferma Vip 3

Poetja Mimoza Ahmeti ka triumfuar në edicionin e tretë të Ferma Vip. Ndryshe nga cfare…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Zbulohet ‘foleja’ e prostuticionit në Fier, arrestohen dy kolumbiane

Dy kolumbiane 20 dhe 30-vjeçe kanë rënë në prangat e policisë së Fierit për prostitucion. D.C dhe G.C…

LEXO ME SHUME