Categories Lajme

Emri/ Prangoset në Londër. Mashtroi me faturat e karotrecit policinë shqiptare

Një shqiptar i cili mashtroi policinë shqiptare përmes faturave fiktive për shërbime karrotreci është prangosur në Londër me qëllim ekstradimi në Shqipëri.

Mësohet se Interpol Tirana në bashkëpunim me njësinë e ekstradimeve në Scotland Yars, identifikuan vend fshehjen dhe arrestuan Granit Matoshin.

Sipas kërkesës së ekstradimit dërguar nga Interpol Tirana mësohet se 48 vjeçari shqiptarë në vitin 2013 ishte kontraktuar nga një drejtori vendore policore për të përdorur karotrecin e tij privat për nevojat e policisë në lëvizjen e mjeteve.

Por nga hetimi është zbuluar se Granit Matoshi kishte dërguar më shumë fatura se sa numri makinave që kishte lëvizur me kërkesë të policisë.

Granit Matoshi kërkohet nga drejtësia shqiptare për mashtrim. Në përballjen e parë me gjykatën e ekstradimeve në Londër ai është lënë i lirë me kusht duke iu vendosur një paisje elektronike monitorime në këmbë.

Familjarët e Matoshit në formë garancie paguan në gjykatë 5.000 stërlina. Granit Matoshi për efekt të procesit të ekstradimit do të paraqitet përsëri në këtë gjykatë më 12.12.2021 ora 10. Matoshi i fshihej drejtësisë shqipatare në qytetin e Nottingham nga ku u arrestua prej policisë lokale Derbyshire Police.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Qëlluan me armë drejt dy personave në Berat, arrestohet 36-vjeçari nga Durrësi pas deportimit nga Greqia

Qëlluan me armë drejt dy personave në Berat, arrestohet 36-vjeçari nga Durrësi pas deportimit nga…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vrasja e 39-vjeçares shqiptare në Itali, zbardhen dëshmitë e fqinjëve: “Ishin njerëz të mirë, jemi pa fjalë”

Vrasja e 39-vjeçares shqiptare në Itali, zbardhen dëshmitë e fqinjëve: “Ishin njerëz të mirë, jemi…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Tragjedi në Burrel, vajza dyshohet se i vuri flakën babait 89-vjeçar pasi e lau me benzinë

Tragjedi në Burrel, vajza dyshohet se i vuri flakën babait 89-vjeçar pasi e lau me…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aksident në rrugën e vjetër Levan–Vlorë, automjeti përplas 74-vjeçarin, i moshuari dërgohet me urgjencë në spital

Një aksident rrugor është regjistruar rreth orës 18:00 në aksin Levan–Vlorë, në rrugën e vjetër,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vlorë/ Në pranga 3 persona të shpallur në kërkim, të dënuar për vrasje, drogë dhe vjedhje

Në vijim të punës për kapjen e shtetasve të shpallur në kërkim, strukturat e Drejtorisë…

LEXO ME SHUME