Një 71-vjeçare është gjetur i pajetë të martën në fshatin Metoq në Sarandë. Policia bën me dije se viktima është gjetur pa shenja jete në pusin i cili ndodhej në oborrin e banesës së tij.
Dyshohet se ajo ka rënë aksidentalisht brenda ndërsa policia po vijon hetimet lidhur me ngjarjen. Viktima është identifikuar si Maria Beqiraj. Atë e ka gjetur e bija e cila po e kërkonte prej disa orësh.
“Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Sarandë referuan materiale për vlerësim pasi më datë 18.11.2025, është gjetur pa shenja jete, në një pus të ndodhur në oborrin e banesës së saj, në fshatin Metoq, Sarandë, shtetasja M. B., 71 vjeçe.
Nga veprimet paraprake dyshohet se kjo shtetase është rrëzuar aksidentalisht. Vijon puna për zbardhjen dhe dokumentimin e plotë të rrethanave të këtij rasti. Materialet iu referuan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme’, njofton policia.
