Categories Lajme

VIDEO/ Ja momenti kur shqiptari masakron për vdekje me grushte 58-vjeçarin grek! ‘Breshëri’ grushtesh dhe…

Prokuroria e Shkallës së Parë e Athinës ka nisur procedim penal kundër një 29-vjeçari shqiptar, i cili dyshohet se ka rrahur për vdekje një shofer grek 58-vjeçar në Neos Kosmos, për krimin e vrasjes me dashje, pas një sherri për zënien e rrugës nga viktima dhe debatit që denigroi në fatalitet.

Media greke tashmë ka zbuluar nga pamjet e kamerave të sigurisë edhe momentin fatal, kur shqiptari e ndjek me motor pasi viktima e kishte ofenduar dhe spërkatur me spraj më herët, teksa mban kaskë të bardhë, zbret, i afrohet dhe e godet me breshëri grushtesh viktimën.

Ky i fundit qëndronte në sedilen e shoferit, i palëvizur pasi shqiptari nuk i jep asnjë shans, duke e goditur pa ndërprerë mbi 6 herë nga xhami i makinës, informon “Zouglas” (video brenda linkut).

I dyshuari është person me precedentë, teksa u publikuan edhe fotot të tij, por jo identiteti. Sipas burimeve të prokurorisë, tre arrestimet e mëparshme të 29-vjeçarit kishin të bënin me kundërvajtje. Këto vepra penale nuk kërkojnë që i pandehuri të mbahet në paraburgim.

Shqiptari u mbrojt duke thënë se i kishte zënë rrugën dhe pas debatit të parë janë ndarë, por greku ka vijuar me ofendimet, e ka ndjekur dhe më pas spërkatur me spraj te palestra.

Kjo bëri që të humbte qetësinë, ta ndiqte me motor dhe më pas sulmonte fizikisht. Tërbimi i tij solli edhe fatalitetin.

Me njohuri profesionale të arteve marciale, fundi ishte tragjik. Ai ia goditi fort kokën në timon, e grushtoi dhe gjaku u përhap përreth. Ngjarja u pa nga shumë dëshmitarë të pranishëm dhe u filmua nga kamerat e sigurisë.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Korçë/ Plagosi me thikë 19-vjeçarin dhe theu “Arrestin në shtëpi”, kapet 23-vjeçari pas disa orësh ndjekjeje

Sekuestrohen thika e përdorur në konflikt, kanabis dhe një armë sportive që përdorej me sfera.…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Horoskopi ditor për nesër, e Hënë 26 Tetor 2026

Dashi Ngjarjet e reja dhe stimuluese, si edhe ndryshimet e papritura, nuk ju trembin. Përkundrazi,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

AGSH: 50 incidente ndaj gazetarëve gjatë protestave në Tiranë, 40 prej tyre të lidhura me Policinë e Shtetit

AGSH: 50 incidente ndaj gazetarëve gjatë protestave në Tiranë, 40 prej tyre të lidhura me…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

DIBËR/ Fermerët hedhin patatet në përrua: Nuk ka treg për shitje, shteti na ka braktisur

Fermerët e Dibrës që merren me kultivimin e patates po përballen sërish këtë vit me…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e Shtunë 24 Tetor 2026

Dashi Marrëdhënia me partnerin do përmirësohet mjaft gjate kësaj dite. Do i kuptoni gabimet e…

LEXO ME SHUME