Categories Lajme

EMRI/ Shkrumbohet makina, shpëton për mrekulli drejtuesi

Një automjet është përfshirë nga flakët në ecje e sipër në aksin Berat-Drobonik.Makina, tip Fiat Punto, me targa AA 891 JH, ka marrë flakë në ecje dhe fatmirësisht drejtuesi i automjetit ka dalë nga makina pa pësuar lëndime. Në vendngjarje kanë shkuar forca të shumta zjarrëfikëse që mundësuan shuarjen e flakëve në më pak se 10-minuta.

Ngjarja ndodhi në afërsi të fshatit Drobinik dhe automjeti po lëvizte në drejtim të qytetit të Beratit. Në zonë kanë shkuar edhe forca të shumta ekspertësh të policisë së Beratit, që po hetojnë rreth shkaqeve të rënies së zjarrit në automjet. Vetë drejtuesi i mjetit,27-vjeçari Arben Arapi, banues në fshatin Starovë të rrethit të Beratit, ka deklaruar jashtë kamerave se, ka qenë duke udhëtuar në drejtim të qytetit të Beratit, kur ka ndjerë aromë djegieje në kroskot.Në këto momente ai ka dalë jashtë automjetit dhe sapo ka dalë automjeti është përfshirë me shpejtësi nga flakët e zjarrit, duke u shkrumbuar totalisht.Ende nuk dihet shkaqet e këtij zjarri, ndërkohë që paraprakisht dyshohet për një shkëndijë elektrike në sistemin motorrik.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Aksident në Fier–Lushnjë, automjeti bie në nënkalim; shoferi mbetet i plagosur

Një aksident rrugor është regjistruar mëngjesin e sotëm në aksin e autostradës Fier-Lushnjë, në afërsi…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aksident tragjik në Itali, humb jetën 33-vjeçari shqiptar

Një aksident i rëndë ka ndodhur në Itali. Si pasojë e aksidentit ku jetën tragjikisht…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Temperatura përvëluese, njihuni me parashikimin e motit për sot

Ditën e enjte, Shqipëria do të vijojë të jetë nën ndikimin e masave ajrore të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

EMRAT\ Shpëtohen dy të rinj në Ksamil, Rrezikuan të mbyteshin gjatë lundrimit me pedalone

Policia në Ksamil ka shpëtuar nga mbytja dy të rinj me pedalone. Ngjarja ka ndodhur…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Qafë Mollë/ Zjarri vijon prej 10 ditësh, digjen 8 hektarë pyje

Një zjarr i rënë rreth dhjetë ditë më parë në pyjet e zonës së Qafë-Mollës,…

LEXO ME SHUME