Një ngjarje e rëndë është regjistruar mbrëmjen e djeshme në lagjen “10 Korriku” të qytetit të Vlorës. • Një 68-vjeçar është gjetur i vdekur në banesën e tij ndërsa nga këqyrja në momentin e parë nga punonjësit e policisë dyshohet se ai është grabitur. • Mësohet se viktimë e grabitjes së dhunshme ka mbetur Bashkim Durmishi. • Burime nga policia thonë se dyshohet se 68-vjeçari është grabitur dhe me pas është vrarë, pasi policia e ka gjetur atë të zhveshur. • 68-vjeçari është goditur me send te fortë në pjesën e nofullës. • Ndërkohë në lidhje me ngjarjen e rëndë dhe kapjen e shoqërimin e personave të dyshimtë, FSK po kryen kontrolle në dalje të qytetit të Vlorës.
Burime nga policia thonë se dyshohet se 68-vjeçari është grabitur dhe me pas është vrarë, pasi policia e ka gjetur të zhveshur. 68-vjeçari është goditur me send te fortë në pjesën e nofullës. Ndërkohë në lidhje me ngjarjen e rëndë dhe kapjen e shoqërimin e personave të dyshimtë, Forcat e Sigurisë Kombëtare, FSK po kryejnë kontrolle në dalje të qytetit të Vlorës.
Njoftimi i policisë:
Vlorë/Informacion paraprak , rreth orës 19:02, në lagjen “10 Korriku”, Vlorë, është gjetur pa shenja jete në banesën e tij shtetasi B.D., 68 vjeç.
Paraprakisht, dyshohet se 68-vjeçari ka pësuar arrest kardiak. Trupi i 68-vjeçarit do të transportohet në morg për ekspertizë mjekoligjore, për të përcaktuar saktësisht shkaqet e dëmtimit të konstatuar në fytyrë dhe të vdekjes. Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të kësaj ngjarjeje.