Categories Lajme

Dy aksidente në Elbasan, mes të plagosurve edhe një 13 vjeçar

Mesditën e sotme në Qarkun e Elbasanit u regjistruan dy aksidente, ndërsa mes të plagosurve raportohet se është edhe një 13-vjeçar.

Burime zyrtare bënë me dije se në aksin e rrugës kombëtare Elbasan-Papër një automjet doli nga rruga dhe përfundoi në anë të saj.Nga aksidenti automjeti u shkatërrua pjesërisht, ndërsa drejtuesi i tij pësoi dëmtime të lehta. Në vendin e ngjarjes shkoi policia e cila dokumentoi ngjarjen si dhe kreu veprimet proçeduriale për përcaktimin e shkaqeve të aksidentit.

Dyshohet se shkak ka qenë humbja e kontrollit të automjetit e favorizuar edhe nga moti me stuhi dhe erë e fortë. Ndërsa rreth orës 13.30 të po të kësaj fillim jave një tjetër aksident ndodhi në fshatin Floq të Njësisë Administrative Klos.

Në Floq automjeti tip Wolksvagen me targë AA079EJ dyshohet se ka humbur kontrollin në rrethana ende të paqarta dhe është përfshirë në aksident.

Drejtuesi i automjetit së bashku me një 13-vjeçar që po udhëtonte me të mbetën të plagosur.Ata u transportuan me urgjencë me ambulancë për në Spitalin Rajonal të Elbasanit për ndihmë mjekësore.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

U plagos në sy gjatë protestës, Erjon Vishkulli reagon pas operacionit në Itali: Zoti do të sjellë lehtësim pas vështirësive

Erjon Vishkulli, protestuesi që u plagos në sy me plumb gome gjatë protestës të tre…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Fier/ Arrestohet ish-juristi i Kadastrës, 56-vjeçari akuzohet për shpërdorim detyre në disa raste

Fier/ Arrestohet ish-juristi i Kadastrës, 56-vjeçari ishte shpallur në kërkim nga operacioni “Stolen Land” Policia…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Serbia/ Studentët rrëzojnë dominimin e Vuçiçit, sigurojnë shumicën parlamentare pas dy vitesh protestash

Serbia/ Studentët rrëzojnë dominimin e Vuçiçit, sigurojnë shumicën parlamentare pas dy vitesh protestash Lista Studentore…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Shtatë orë në SPAK, flet Behgjet Pacolli: Kam bërë kallëzim penal për Aeroportin e Vlorës

Biznesmeni nga Kosova, Behgjet Pacolli, ka dalë nga ambientet e Prokurorisë së Posaçme pas rreth…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Protesta studentore në ditën e 14-të/ Pedagogët në mbështetje të studentëve, Kovaçi: Do të jemi çdo ditë në protestë

Protesta studentore në ditën e 14-të/ Pedagogët në mbështetje të studentëve, Kovaçi: Do të jemi…

LEXO ME SHUME