Categories Lajme

EMRI/ U kap në ‘shtëpi bari’ në Britaninë e Madhe, 2 vite burg për 28-vjeçarin shqiptar

Gjurmët e gishtave të Ardjan Bashkurtit u gjetën në një ‘shtëpi bari’ ku rriteshin qindra bimë, duke bërë që të përfundonte pas hekurave. 28-vjeçari shqiptar u burgos për dy vjet në Gjykatën e Kurorës së Leeds këtë javë pasi pranoi tre akuza për prodhimin e kanabisit.

Mediat britanike raportojnë se policia bastisi një pronë në Noëell Place në Harehills më 19 maj 2021, ku gjetën dhoma të kthyera për rritjen e bimëve të kanabisit. Gjithsej 227 bimë u gjetën, si dhe një gjurmë gishti. Më 23 shtator 2022 në Cross Flatts u gjetën 112 bimë dhe përsëri, të njëjtën gjurmë gishti.

Më në fund, më 10 janar të këtij viti, policia bastisi të njëjtën pronë në Noster Place ku u gjetën 60 bimë të tjera, së bashku me pajisjet e zakonshme të rritjes. Ata mundën të arrestonin Bashkurtin dhe konstatuan se shenjat e gishtave i përkisnin atij.

I intervistuar për të tre operacionet, ai tha se u detyrua të punonte nga ata që e ndihmuan ta sillnin ilegalisht në Mbretërinë e Bashkuar nga Shqipëria në mars 2021. Shqiptari rezulton pa precedente penale.
“Ai po ndiqte ëndrrën e tij në atë kohë për të ndihmuar ekonomikisht familjen, por ajo ëndërr u kthye në një makth. Ai kryente një funksion shumë të kufizuar dhe ishte nën presion. Ka një element shfrytëzimi.”, tha avokati Shufqat Khan.Ndërkohë, gjykatësi Ray Singh i tha Bashkurtit se duhej të merrte përgjegjësinë. “Kishte një nivel shfrytëzimi dhe cenueshmërie, por unë duhet të balancoj që ju e keni vendosur veten në atë pozicion.”, tha gjykatësi.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Policia jep informacion zyrtar për efektivin e Rrugores që i dha fund jetës në Tiranë

Një ngjarje e rëndë është regjistruar në orët e para të mëngjesit të së dielës…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Humbi jetën 15-vjeçari , Gjykata e Gjirokastrës lë në “arrest shtëpie” pronarin e pishinës

Skandale ne Gjirokaster pishina nuk plotesonte asnje kusht sigurie nje femije humbi jeten por gjykata…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Tiranë,Gjendet i pajetë në banesë 25-vjeçari

Më datë 14.06.2026, ora 04:35, në Astir, në ambientet e banesës, është gjetur pa shenja…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Moisi Habilaj është arrestuar në Borsh pas disa vitesh në kërkim

Gjykata e Apelit në Katania kishte konfirmuar dënimin e tij me 15 vite burg. Pas…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Protesta kundër resortit luksoz në Rrjoll/ Banorët shembin rrethimin prej hekuri dhe futen në kantier, përplasje me policinë

Banorët e Rrjollit janë ngritur sërish në protestë kundër ndërtimit të resortit luksoz të në…

LEXO ME SHUME