Categories Lajme

Emri/ Vetëdorëzohet në polici biznesmeni i përfshirë në skemën e falsifikimit në Sarandë!

Qafë-Botë, ndalohet biznesmeni Behar Muçobega. 40-vjecari u kthye nga Greqia sot në orët e para të mëngjesit, ishte person në kërkim prej 1 qershorit të këtij viti pas operacionit të Prokurorisë së Sarandës ku u lëshuan 9 urdhër arreste për zyrtare të ASHK, Bashkisë, biznesmenë e qytetarë lidhur me tjetërsimin e 9920 m2 truall në bregdet. Behar Muçobega akuzohet për “falsifikim dokumentash”, dyshohet si një nga përfituesit e një pjese të truallit.

Pra një sipërfaqe prej 10 230 m2 tokë shtetërore në bregdetin e Sarandës përmes një skeme falsifikimi “gatuar” në zyrat e shtetit iu dha dy biznesmenëve të cilët e shndërruan në truall për ndërtimin e një hoteli.

Vetëm brenda pak orësh nga ndalimi, Muçobega ka dalë para Gjykatës së Sarandës, ku ndaj tij gjyqtari Shkelzen Liçaj ka vendosur masën e sigurisë “Arrest në shtëpi”. Nga operacioni i 1 qershorit u arrestuan 6 persona dhe u shpallën në kërkim 3. Gjykata liroi 5 nga të arrestuarit duke vendosur masën e sigurisë “Arrest në shtëpi” ndërsa në burg ka ngelur vetëm noteri Aleko Anagnosti. Në kërkim vazhdon të jetë ish-Drejtori i ASHK Sarandë Ardian Kola si dhe biznesmeni Bedri Muçobega, vëllai i të ndaluarit të sotëm.

Nga 4 operacione të Prokurorisë së Sarandës dhe SPAK në 6 muajt e fundit janë lëshuar 20 urdhër arreste për zyrtarë, biznesmenë e qytetarë. Nga të gjitha këto urdhra vetëm 4 ndodhen aktualisht në “Arrest në burg”, 10 janë në “Arrest në shtëpi” dhe 6 janë persona në kërkim. Nga këto operacione është sekuestruar në total 10.599 m2 truall dhe një pallat 7 katësh. Veç këtyre prokuroria mbajti disa kohë nën sekuestro edhe një zyre noteriale ku grumbulloi dokumentacion lidhur me hetimet.

Pas operacioneve të prokurorisë, dy nga zyrtarët që aktualisht ndodhen në burg, u sulmuan edhe nga elemente kriminale. Zyrës noteriale të Aleko Anagnostit iu vu zjarr 5 ditë pas arrestimit të tij, ndërkohë që automjeti i ish-juristit të ASHK Sarandë Laert Pasha u sulmua pak ditë më parë duke iu thyer xhami, çarë gomat e lyer me sprajt.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Policia jep informacion zyrtar për efektivin e Rrugores që i dha fund jetës në Tiranë

Një ngjarje e rëndë është regjistruar në orët e para të mëngjesit të së dielës…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Humbi jetën 15-vjeçari , Gjykata e Gjirokastrës lë në “arrest shtëpie” pronarin e pishinës

Skandale ne Gjirokaster pishina nuk plotesonte asnje kusht sigurie nje femije humbi jeten por gjykata…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Tiranë,Gjendet i pajetë në banesë 25-vjeçari

Më datë 14.06.2026, ora 04:35, në Astir, në ambientet e banesës, është gjetur pa shenja…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Moisi Habilaj është arrestuar në Borsh pas disa vitesh në kërkim

Gjykata e Apelit në Katania kishte konfirmuar dënimin e tij me 15 vite burg. Pas…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Protesta kundër resortit luksoz në Rrjoll/ Banorët shembin rrethimin prej hekuri dhe futen në kantier, përplasje me policinë

Banorët e Rrjollit janë ngritur sërish në protestë kundër ndërtimit të resortit luksoz të në…

LEXO ME SHUME