Categories Lajme

EMRI/ Vidhte me dhunë varëset dhe çantat e dorës, arrestohet 32-vjeçari në Durrës

Ka rënë në pranga e bluve të Durrësit një 32-vjeçar i identifikuar si Jurgen Doraci, autor i 2 raste vjedhjesh të varëseve dhe 1 rast vjedhjeje çante dore në qytet.

Njoftimi i Policisë:

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Durrës, në vijim të punës për parandalimin e vjedhjeve, zbardhjen e atyre të ndodhura më parë dhe vënien e autorëve para përgjegjësisë ligjore, pas një pune të mirëfilltë hetimore, organizuan dhe finalizuan operacionin policor të koduar “Ndjekja”, si rezultat i të cilit u arrestua në flagrancë shtetasi: J. D., 32 vjeç, banues në Durrës, për veprën penale “Vjedhja me dhunë”. Ky shtetas dyshohet se më datë 16.09.2022, i ka vjedhur me dhunë varësen e floririt, shtetases Dh. M.

Nga veprimet hetimore dyshohet se ky shtetas, më datë 09.09.2022, i ka vjedhur me dhunë çantën e dorës, shtetases Xh. H., ndërsa më datë 13.09.2022, i ka vjedhur me dhunë varësen, shtetases M. B. Vijon puna për dokumentimin e vjedhjeve të tjera, që mund të jenë kryer nga ky shtetas.  Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Aksident tragjik në Fier-Lushnjë, humb jetën shoferi

Një person ka humbur jetën këtë të premte, 19 qershor, si pasojë e një aksidenti.…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Lezhë! Mbyten dy vajza të mitura në plazhin e Tales

Një ngjarje e rëndë është shënuar mesditën e kësaj të premteje, 19 qershor, ky dy…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

E vërteta mbi Kakomenë: Faktet për një investim që priti 22 vjet

Për vite me radhë, çështja e Kakomesë është shoqëruar nga pretendime që kanë krijuar perceptimin…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Arratisje spektakolare e shqiptarit, nga burgu i Brindisit, kapet pas disa orësh ndjekjeje!

Një 23-vjeçar shqiptar i arrestuar, ka bërë arratisje spektakolare orët e para të mëngjesit të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Krujë/ Grabitet një pikë karburanti

Një pikë karburanti në Krujë është grabitur me armë gjatë natës. Policia ka identifikuar dhe…

LEXO ME SHUME