Categories Lajme

Sarandë, Goditën me sende të forta një 42-vjeçar, arrestohen 3 persona

Tre persona janë arrestuar pasi dyshohet se kanë rrahur me sende të forta një 42-vjeçar në Sarandë.

Në pranga janë vendosur shtetasit S.P., 57 vjeç, A.H. 40 vjeç dhe E.P. 29 vjeç.

Sipas policisë, këta persona kanë goditur me sende të forta shtetasin E.K. I plagosuri u dërgua në spital për ndihmë mjekësore.

Njoftimi i policisë:

Goditën me sende të forta një shtetas dhe kryen veprime për të penguar zbardhjen e ngjarjes, vihen në pranga 3 autorët e dyshuar, 2 prej tyre me precedentë të mëparshëm penal.

Sekuestrohen sende të jashtëligjshme që posedonin autorët.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Sarandë, nën drejtimin e Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Sarandë, pas ngjarjes së ndodhur në lagjen nr.4, Sarandë, ku disa shtetas të maskuar goditën me sende të forta, shtetasin E. K., 42 vjeç, banues në Sarandë, kanë vijuar punën hetimore, me qëllim kapjen dhe vënien para përgjegjësisë ligjore të autorëve të dyshuar.

Bazuar dhe në informacionet e marra në rrugë policore, u bë kapja dhe ndalimi i shtetasve:

-S. P., 57 vjeç, banues në Sarandë, i dënuar më parë për vrasje;
-A. H., 40 vjeç, banues në Sarandë, i dënuar më parë për vjedhje me armë;
-E. P., 29 vjeç, banues në Sarandë.

Këta shtetas dyshohet se për motive të dobëta, në lagjen nr.4, Sarandë, kanë goditur me sende të forta shtetasin E. K., i cili pas marrjes së ndihmës mjekësore, është larguar në banesë.

Këta shtetas gjithashtu kanë kryer veprime për të penguar zbardhjen e ngjarjes, duke fshehur automjetin e përdorur në këtë ngjarje, i cili është gjetur dhe sekuestruar nga Policia, së bashku me 1 automjet tjetër.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Aksident tragjik në Fier-Lushnjë, humb jetën shoferi

Një person ka humbur jetën këtë të premte, 19 qershor, si pasojë e një aksidenti.…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Lezhë! Mbyten dy vajza të mitura në plazhin e Tales

Një ngjarje e rëndë është shënuar mesditën e kësaj të premteje, 19 qershor, ky dy…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

E vërteta mbi Kakomenë: Faktet për një investim që priti 22 vjet

Për vite me radhë, çështja e Kakomesë është shoqëruar nga pretendime që kanë krijuar perceptimin…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Arratisje spektakolare e shqiptarit, nga burgu i Brindisit, kapet pas disa orësh ndjekjeje!

Një 23-vjeçar shqiptar i arrestuar, ka bërë arratisje spektakolare orët e para të mëngjesit të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Krujë/ Grabitet një pikë karburanti

Një pikë karburanti në Krujë është grabitur me armë gjatë natës. Policia ka identifikuar dhe…

LEXO ME SHUME