Categories Lajme

Ende ka shpresë, nis raundi i dytë i regjistrimeve në universitete

Me mijëra maturantë që kanë mbetur pa u regjistruar në universitete kanë ende shanse për të fituar një degë studimi. Sot nisi raundi i dytë i regjistrimeve dhe ka 18 mijë kuota të lira. Gjithësesi disa degë janë plotësuar që në fazën e parë. Kronika ju sjell detajet.

Ka mbetur dhe gati gjysma e kuotave të paplotësuar në universitete. Numri është i lartë aq sa të duket se dhjetra auditorë do të mbeten bosh edhe pse nisi raundi i dytë i regjistrimeve.

në rang vendi janë rreth 18 mijë kuota të lira që nga sot do të jenë në dispozicion të maturantëve.

Kamera e Ora News ishte në Fakultetin e Historisë dhe Filologjisë. Dekani Sadri Laçi thotë se kanë ngelur bosh dhe rreth 40% e kuotave.

Sabri Laçi: Te Gjuhë Letërsia është realizuar gati e plotë kuota e parashikuar janë pranuar 142 në raundin e parë nga 165 që është kuota totale, Gjeografia është realizuar në masën mbi 50%.

Dekani, Sabri Laçi, ngre dhe një shqetësim kur thotë se mesatarja 7.5 e vendosur për programet e mësuesisë ka penalizuar maturantët.

Sipas tij ky kriter duhet të ishte vendosur për ciklin e dytë të studimeve.

Sabri Laçi: Studentët ishin të papërgatitur për këtë notë mesatare, u vunë përballë faktit të kryer dhe praktikisht janë penalizuar një pjesë e atyre që kanë dashur të ndjekin mësuesinë. Nuk mund të penalizohen studentë që vinë të studiojnë në Histori dhe nuk shkojnë në mësuesi por në marrëdhënie ndërkombëtare, studime europiane dhe drejtime të tjera në Master.

Raundi i dytë i regjistrimeve përbëhet nga 5 faza dhe përfundon më 9 tetor.

Degët më të kërkuara si mjekësi, infermieri apo arkitekturë janë plotësuar që në raundin e parë.

Ndaj kush priste raundi e dytë duhet të hedhë sytë në një tjetër profil.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Skafi pësoi defekt në motor dhe rrezikoi të fundosej, shpëtohen 8 anëtarët e një familjeje në Spille

Një skaf me tetë persona në bord ka rrezikuar të fundosej në zonën e Spillesë,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Flakët në dy fronte, Dajt dhe Dibër! Ministria e Mbrojtjes: Sot 10 vatra zjarri, 5 janë ende aktive, s’ka rrezik për banesat!

Zjarret vijojnë të djegin sipërfaqe me pyje e bimësi në territorin e Shqipërisë. Ministria e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Operacion i përbashkët Shqipëri-Ukrainë-Kazakistan, goditet rrjeti kriminal i trafikut të…

Autoritetet në Ukrainë, Kazakistan dhe Shqipëri kanë goditur në një operacion të përbashkët dy qeliza…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aksident në aksin Lushnjë-Berat, makina përmbyset në kanal, plagoset një pastor i huaj

Një aksident ka ndodhur në Çukas, pranë Urës së Kuçit, në Berat, në aksin rrugor…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Durrës/ Dhunuan kamarierin 18 vjeçar pasi kërkoi pagën, arrest me burg për djemtë dhe dhëndrin e pronarit

Gjykata e Durrësit ka caktuar masën e sigurisë “arrest në burg” me afat 45 ditor…

LEXO ME SHUME