Categories Lajme

Ende pa hyrë në zyrë, prokuroria nis hetimin për kryebashkiakun e Shkodrës Valdrin Pjetri

Kryebashkiaku i zgjedhur i Shkodrës, Valdrin Pjetri, duket se do të përballet me Prokurorinë vetëm pak kohë pasi ka marrë mandatin nga gjykata e rrethit. Prokuroria e Përgjithshme ka nisur verifikimet për Valdrin Pjetrin në lidhje me akuzat për ndalimin e tij nga policia italiane në vitet 2001-2002.

Burime zyrtare të Prokurorisë së Përgjithshme të pyetura nga RTV Ora, thanë se kallëzimi për këtë rast është bërë ditët e fundit nga Partia Demokratike.  Sipas Prokurorisë, materiali kallëzues i është përcjellë për kompetencë sektorit të Dekriminalizimit.

Burimet e organit të akuzës thanë se ky sektor do të kryejë verifikimet përkatësë dhe do të dalë me një vendim. Pak ditë më parë Partia Demokratike pëmes një letre drejtuar prokurorisë, deklaroi se në vitet 2001-2002, Valdrin Pjetri, ka qenë i ndaluar në Itali gjatë kohës që ka jetuar në Firence dhe më pas ndaj tij është marrë masa e dëbimit.

PD pretendoi se nga verifikimi i të dhënave të sistemit TIMS rezulton se Kryebashkiaku i zgjedhur në Shkodër, nga periudha 2002 – 23.03.2010 nuk ka udhëtuar në asnjë rast të vetëm në drejtim të Italisë, çka përbën një indicie për saktësinë e të dhënave të bëra publike.

Në kallëzimin e PD-së, thuhet se në datë 13 maj 2019 Valdrin Pjetri ka dorëzuar në KQZ formularin e vetëdeklarimit në të cilin i është përgjigjur me jo pyetjes nëse është ndaluar apo arrestuar ndonjëherë nga organet ligjzbatuese për kryerjen e një vepre penale apo nëse ndaj tij është marrë masat e dëbimit.

Sipas padisë, kjo përmbajtje e formularit me deklarim të të dhënave të pasakta, sipas ligjit të vitit 2015 për dekriminalizimin përbën vepër penale dhe sjell skualifikimin e menjëhershëm të Valdrin Pjetrit nga kandidimi apo ushtrimi i funksionit të kryetarit të Bashkisë.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Vorë\ Shpërthim me lëndë plasëse në derën e një banese

Shpërthim me lëndë plasëse në Vorë, dëme të lehta materiale Një shpërthim me lëndë plasëse…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Fier, zhduket celulari që iu kap të dënuarit, AMP pezullon nga detyra 4 punonjës

Nga njoftimi i AMSEVP rezulton se bëhet fjalë për një hetim penal të lidhur me zhdukjen…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Dy ‘fole’ prostitucioni në Tiranë, pranga dy brazilianeve dhe kolumbianes

Policia e Tiranës ka goditur dy raste të ushtrimit të prostitucionit në kryeqytet, aktivitet i…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Skafi pësoi defekt në motor dhe rrezikoi të fundosej, shpëtohen 8 anëtarët e një familjeje në Spille

Një skaf me tetë persona në bord ka rrezikuar të fundosej në zonën e Spillesë,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Flakët në dy fronte, Dajt dhe Dibër! Ministria e Mbrojtjes: Sot 10 vatra zjarri, 5 janë ende aktive, s’ka rrezik për banesat!

Zjarret vijojnë të djegin sipërfaqe me pyje e bimësi në territorin e Shqipërisë. Ministria e…

LEXO ME SHUME