Categories Lajme

Ende pa u zyrtarizuar si parti politike/ Nisma Thurje përjashton Rudina Hajdarin

Kalimi në Kuvend i ndryshimeve në Kodin Zgjedhor, që nuk mundësojnë hapjen reale të listave, duket se ka sjellë dhe divorcin e parë në skenën politike shqiptare. Bëhet fjalë për distancimin që ka bërë Nisma Thurje nga deputetja Rudina Hajdari, e cila nuk ka mundur që të bëjë dot asgjë për të penguar mazhorancën për të kaluar me më shumë se 90 vota ndryshimet në Kod.

Lajmin e ka bërë të ditur, një nga themeluesit e Nismës Thurje, Pano Soko, i cili i pyetur nga Faxweb.al ka konfirmuar zërat e ndarjes së rrugëve me Hajdarin. Soko shprehet se bashkëpunimi mes palëve kishte si qëllim pikërisht hapjen e listave, gjë të cilën deputetja Hajdari nuk mundi ta pengonte në Kuvend, edhe pse dje mbajti një fjalim me tonë të forta, dhe bllokoi për disa minuta foltoren.

”Po ne e kemi pasur të kushtëzuar bashkëpunimin që në fillim nga hapja e listave. Mosrealizimi i kësaj pike na çon në shkeputjen e bashkëpunimit”, është shprehur Soko për Faxwëeb.al, ndërsa është shprehur se vetë Hajdarit i është komunikuar ky vendim nga ana e përfaqësuesve të tjerë të nismës.

Tashmë mbetet në pikëpyetje rrugëtimi politik i Nismës, nëse do të prezantohet apo jo te qytetarët si parti politike, që do të garojë me kandidatë në zgjedhjet e ardhshme, dhe po ashtu nuk dihet cila mund të jetë lëvizja e vetë Hajdarit, e cila u distancua dhe nga partia tjetër e djathtë që u krijua në Kuvend, nga ana e Myslim Murrizit.

Kujtojmë se për Nismën “Thurje”, bashkëpunimin e tyre me Rudina Hajdarin, u investua edhe vetë ambasadorja e SHBA në Tiranë, Yuri Kim, në disa dalje publike mbështetëse, por edhe darka informale me ta.

Vetë Hajdari votoi dje kundër ndryshimeve në Kodin Zgjedhor, por duket se kjo nuk ka ndikuar që anëtarët e tjerë të Nismës të kenë besim te ajo për vijimin e aktivitetit politik të tyre. Mbetet për t’u parë se cili do të mbetet aksioni i radhës i Hajdarit, që tashmë e gjen veten të papërfaqësuar në asnjë aksion politik. (E.K/Faxweb.al)

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Qëlluan me armë drejt dy personave në Berat, arrestohet 36-vjeçari nga Durrësi pas deportimit nga Greqia

Qëlluan me armë drejt dy personave në Berat, arrestohet 36-vjeçari nga Durrësi pas deportimit nga…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vrasja e 39-vjeçares shqiptare në Itali, zbardhen dëshmitë e fqinjëve: “Ishin njerëz të mirë, jemi pa fjalë”

Vrasja e 39-vjeçares shqiptare në Itali, zbardhen dëshmitë e fqinjëve: “Ishin njerëz të mirë, jemi…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Tragjedi në Burrel, vajza dyshohet se i vuri flakën babait 89-vjeçar pasi e lau me benzinë

Tragjedi në Burrel, vajza dyshohet se i vuri flakën babait 89-vjeçar pasi e lau me…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aksident në rrugën e vjetër Levan–Vlorë, automjeti përplas 74-vjeçarin, i moshuari dërgohet me urgjencë në spital

Një aksident rrugor është regjistruar rreth orës 18:00 në aksin Levan–Vlorë, në rrugën e vjetër,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vlorë/ Në pranga 3 persona të shpallur në kërkim, të dënuar për vrasje, drogë dhe vjedhje

Në vijim të punës për kapjen e shtetasve të shpallur në kërkim, strukturat e Drejtorisë…

LEXO ME SHUME