Categories Lajme

Ëndërronte që të bëhej estetiste, kush është 19-vjeçarja shqiptare që humbi jetën nga një aksident tragjik në Itali

Eralda Spahillari, 19-vjeç humbi jetën tragjikisht mesnatën e së shtunës, nga një aksident tragjik në Itali. Shqiptarja studionte për estetikë! Këtë profesion mendonte ta bënte në Shqipëri, ku donte të kthehej dhe të hapte biznesin e saj.

Eralda banuese në ‘Ponte di Piave’, së bashku me Barbara Brotto, 17-vjeç, e cila mbeti po ashtu e vdekur, po shkonin në një klub në zonën e Trevisos, por makina e tyre nuk mbërriti kurrë atje, pasi dy vajzat humbën jetën, ndërsa dy të dashurit e tyre janë në gjendje të rëndë në spital.

Makianat me të cilin udhëtonin 2 vajzat

‘Unë dhe Eralda ishim shumë të afërt’- thotë një shok i klasës së te resë.

‘Ajo ishte një vajzë shumë e sjellshme. Prej vitesh ajo ishte monitoruese e klasës sonë dhe nëse do të shpërthente ndonjë sherr, Eralda do të zgjidhte gjithçka dhe do të sillte paqen. Na mbante të bashkuar’- tha ai.

Një tjetër i mik i të resë shqiptare e kujton atë duke folur për dëshirën që të hapte një qendër estetike.

“Më kujtohet një vajzë e zgjuar, e cila gjithmonë donte të mësonte‘ – thotë Olimpia Palmieri, e cila menaxhon qendrën e bukurisë Amorfia në Ponte di Piave .

‘Eralda kishte ardhur këtu për të bërë praktikën në shkollë dhe do të kishte dashur të vazhdonte dhe të specializohej. Jam shumë e trishtuar”. 

Eralda dhe Barbara

Por këto nuk ishin të vetmet planet për të ardhmen e Eraldës. Në krah të saj, duke drejtuar makinën që u përplas me një pemë, ishte edhe i dashuri i saj, gjithashtu 19 vjeç, i cili ndodhet i shtruar në spital.

Sipas miqve, çifti së fundmi ishte fejuar zyrtarisht, sipas traditës shqiptare.

 “Ata po përgatisnin një festë të madhe për këtë verë, një lloj paramartese’- shpjegon shoku i klasës, ‘Ata kishin shkuar me pushime në Paris dhe ai i kishte bërë propozimin zyrtar duke i dhënë një unazë fejese. Kur lexova lajmin e aksidentit sot në mëngjes, mbeta në harresë për fjalët, nuk doja ta besoja”.- poërfundoi ai.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Detaje \ E detyroi të gjunjëzohej dhe më pas e qëlloi , ish-partneren e tij 45-vjeçare

Pamjet e sigurisë kanë regjistruar lëvizjet e 48-vjeçarit para krimit. Policia po heton kërcënimet, plumbat…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Arrestimi i dy personave, Po hetohet edhe një grup tjetër kriminal në zonën e Sukthit

Të tjera detaje janë zbardhur në lidhje me operacionin e një ditë më parë, ku…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aksidentohen tre makina në autostradën Levan-Tepelenë, një person i plagosur

Një aksident automobilistik është regjistruar mëngjesin e kësaj të hëne në aksin e autostradës Levan-Tepelenë.…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Pesë kombinime ushqimesh që po dëmtojnë në heshtje shëndetin tuaj

Djathë dhe krisurë, peshk me patate të skuqura, salsiçe me pure patatesh. Disa ushqime thjesht…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Arrestohet 40-vjeçari në Palasë, i gjendet armë zjarri dhe municion

Një 40-vjeçar është arrestuar në flagrancë nga Policia në Palasë, pasi dyshohet se ka dhunuar…

LEXO ME SHUME