Categories Lajme

Endrit Bimi konfirmohet në detyrë nga KPK

Prokurori Endrit Bimi i Prokurorisë së Tiranës u konfirmua në detyrë nga Komisioni i Pavarur i Kualifikimit, KPK, të mërkurën pasi kaloi procesin e rivlerësimit në të tri kriteret. Bimit gjatë seancës dëgjimore iu kërkuan shpjegime lidhur me huatë që i kishte dhënë babait të bashkëjetueses së tij si dhe me burimet financiare për blerjen e një banese. Gjithashtu, ai qartësoi pozicionimin e tij në një marrëdhënie financiare të babait të ndjerë me një person tjetër, për të cilën i ati është përpjekur ta zgjidhë nëpërmjet një zyre përmbarimi, por që çështja vazhdon të mbetet në shqyrtim në Gjykatën e Lartë. Prokurori u vlerësua pozitivisht për pastërtinë e figurës.

Endrit Bimi e ka filluar karrierën si jurist në administratën publike dhe organizata jo-fitimprurëse. Ai ndoqi studimet në Shkollën e Magjistraturës në vitet 2004-2007 dhe u emërua më pas prokuror në Prokurorinë e Lushnjës. Prej vitit 2012, ai e ushtron funksionin në Prokurorinë e Tiranës.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Aksident tragjik në Fier-Lushnjë, humb jetën shoferi

Një person ka humbur jetën këtë të premte, 19 qershor, si pasojë e një aksidenti.…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Lezhë! Mbyten dy vajza të mitura në plazhin e Tales

Një ngjarje e rëndë është shënuar mesditën e kësaj të premteje, 19 qershor, ky dy…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

E vërteta mbi Kakomenë: Faktet për një investim që priti 22 vjet

Për vite me radhë, çështja e Kakomesë është shoqëruar nga pretendime që kanë krijuar perceptimin…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Arratisje spektakolare e shqiptarit, nga burgu i Brindisit, kapet pas disa orësh ndjekjeje!

Një 23-vjeçar shqiptar i arrestuar, ka bërë arratisje spektakolare orët e para të mëngjesit të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Krujë/ Grabitet një pikë karburanti

Një pikë karburanti në Krujë është grabitur me armë gjatë natës. Policia ka identifikuar dhe…

LEXO ME SHUME