Categories Lajme

Rusia me akuza të ashpra ndaj Britanisë: Po e inkurajon Kosovën të ndërmarrë veprime ‘ekstreme’

Kosova dhe zhvillimet e fundit në veri janë bërë çështje mes Rusisë dhe Britanisë së Madhe, trannsmeton Gazeta Express. Rusia akuzon Britaninë se po e përkeqëson situatën, duke e inkurajuar Kosovën të ndërmarrë veprime, të cilat i quan “ekstreme”.

Zëdhënësja e Ministrisë së Punëve të Jashtme të Rusisë, Marija Zakharova, ka alarmuar në Telegram se situata në Ballkan po përkeqësohet dhe se sipas saj, fitili i “fuqisë ballkanike” të barutit mund të ndizet në çdo moment, pas veprimeve të Kosovës, të cilat ajo beson se janë ndërmarrë me inkurajimin e drejtpërdrejtë të Perëndimit.

“Situata në Ballkan po përkeqësohet për shkak të veprimeve të ekstremistëve të Kosovës, me miratimin e Perëndimit”, tha Zakharova.

Ajo tha se njësitë speciale të Kosovës dy herë këtë vjeshtë “pushtuan veriun e Kosovës”, siç thotë ajo, “me pretekstin” e vendosjes së rendit. Zakharova theksoi se kjo çoi në rritjen e tensioneve dhe, sipas saj, këto veprime kërcënuan që situata të përshkallëzohej në konflikt të hapur.

Ajo përsëriti pretendimet e presidentit serb, Aleksandar Vuçiq se objektivi i radhës i Policisë së Kosovës është “ta marrë nën kontroll trafostacionin në Valaç, afër Zveçanit”, duke thënë se “pavarësia energjetike” është një nga qëllimet kryesore të institucioneve të Kosovës.

Zakharova tha se Britania e Madhe “kësaj radhe ka inkurajuar drejtpërdrejt provokatorët e Kosovës”. Duke u thirrur në të dhënat e zbuluara, ajo beson se Britania inkurajoi “organizimin e arbitraritetit antiserb”, dhe se këtë e ka “bekuar” ambasadori britanik në Prishtinë dhe bashkatdhetari i tij që është në krye të misionit të OSBE-së në Kosovë, Michael Davenport.

Zëdhënësja e diplomacisë ruse hyri në konspiracione duke folur për zhvillimin e një skenari “të forcës që synon pushtimin e zonave të banuara me serbë në Kosovë”. Ajo shtoi se “instruktorët britanikë trajnuan oficerët e Policisë së Kosovës”.

“Duket se Britania, elita politike e së cilës mburret se i përket shoqërisë së shteteve të qytetëruara, nuk mund të heqë qafe zakonet koloniale”, u shpreh Zakharova.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Aksident tragjik në Fier-Lushnjë, humb jetën shoferi

Një person ka humbur jetën këtë të premte, 19 qershor, si pasojë e një aksidenti.…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Lezhë! Mbyten dy vajza të mitura në plazhin e Tales

Një ngjarje e rëndë është shënuar mesditën e kësaj të premteje, 19 qershor, ky dy…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

E vërteta mbi Kakomenë: Faktet për një investim që priti 22 vjet

Për vite me radhë, çështja e Kakomesë është shoqëruar nga pretendime që kanë krijuar perceptimin…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Arratisje spektakolare e shqiptarit, nga burgu i Brindisit, kapet pas disa orësh ndjekjeje!

Një 23-vjeçar shqiptar i arrestuar, ka bërë arratisje spektakolare orët e para të mëngjesit të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Krujë/ Grabitet një pikë karburanti

Një pikë karburanti në Krujë është grabitur me armë gjatë natës. Policia ka identifikuar dhe…

LEXO ME SHUME