Categories Lajme

Ëndrra e thyer, jeta në mjerim e 22-vjeçares që dëshiron të bëhet mësuese

eta e familjes Hamzai nga fshati Kuç i Vorës është bërë dhe më e vështirë pas tërmetit të 26 nentorit. Familja nuk ka se ku të shkojë pasi nuk ka marrë asnjë ndihmë nga shteti, ndërsa vajza e shtëpisë tregon për pengun e saj, ëndrrën që nuk e ndoqi dot.

Kjo është Migena, vetëm 22 vjeç, të cilën fati nuk deshi që ajo të ketë një jetë si moshataret e saj.

Ëndrra më e madhe e saj është që ajo të behët mësuese, ëndërr që ju pre në mes për shkak të kushteve ekonomike.

“Doja të bëhesha mësuese, por nuk kishim mundësi ekonomike.”

Ajo tregon se në 9-vjeçare ishte nxënëse mesatare pasi i duhej dhe të studionte dhe të ndihmonte familjen në punët e bujqësisë.

Migena rrëfen se dhe pse u shkëput nga shkolla vijon të ëndërrojë që një ditë të bëhet mësuese.

Jeta për Migenën dhe familjen e saj ka qenë tejet e vështirë.

“Jetesa shumë e vështirë, babai është ndarë nga jeta para dy vitesh.”

“Me çfarë na japin të tjerët, ushqemi ne. Më vështirë se kaq nuk ka më.”

Tërmeti i 26 nëntorit dëmtoi edhe banesën e zonjës Nurie Hamzai, por fatkeqësitë për këtë nuk përfundojnë këtu.

Që prej asaj dite, 52-vjeçarja së bashku me dy fëmijët e saj nuk kanë se ku të jetojnë.

Të vetëm, pa mbështetjen  e askujt ata u nisën nga fshati Kuç drejt Vorës.

Dorën e shtetit nuk e kanë ndjerë asnjë moment,  ndërsa për 4 ditë ata fjetën në stolat e lulishtes në Vorë deri sa një banor i zonës  vendosi ti strehojë në një dhomë të shtëpisë së tij.

“I futa brenda, kishin 4-5 net që flisnin përjashtë. Por edhe unë nuk kam mundësi ti mbaj gjithmonë.”

Apeli i tyre i vetëm është një strehë ku të fusin kokën pasi pas tërmetit kanë mbetur në qiell të hapur.

“Jam në mëshirë të Zotit. 1 dhomë, 2 me i pas, sa të fus fëmijët brenda.”

 

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Policia jep informacion zyrtar për efektivin e Rrugores që i dha fund jetës në Tiranë

Një ngjarje e rëndë është regjistruar në orët e para të mëngjesit të së dielës…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Humbi jetën 15-vjeçari , Gjykata e Gjirokastrës lë në “arrest shtëpie” pronarin e pishinës

Skandale ne Gjirokaster pishina nuk plotesonte asnje kusht sigurie nje femije humbi jeten por gjykata…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Tiranë,Gjendet i pajetë në banesë 25-vjeçari

Më datë 14.06.2026, ora 04:35, në Astir, në ambientet e banesës, është gjetur pa shenja…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Moisi Habilaj është arrestuar në Borsh pas disa vitesh në kërkim

Gjykata e Apelit në Katania kishte konfirmuar dënimin e tij me 15 vite burg. Pas…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Protesta kundër resortit luksoz në Rrjoll/ Banorët shembin rrethimin prej hekuri dhe futen në kantier, përplasje me policinë

Banorët e Rrjollit janë ngritur sërish në protestë kundër ndërtimit të resortit luksoz të në…

LEXO ME SHUME