Categories Showbiz

Eni Çobani intervistë me të shoqin: Im atë u shtir si klient që ta shikonte…

Juristja Eni Çobani dhe bashkëshorti i saj Aveniri kanë treguar për herë të parë njohjen e tyre. Të ftuar në “Gjysma ime” në Tv Klan, Çobani tregoi edhe se si ka reaguar babai i saj kur e mori vesh që e bija ishte e dashuruar.

Eni Çobani tregoi se babai i saj, pa i thënë askujt kishte shkuar në dyqanin e Avenirit dhe ishte prezantuar si klient për të parë se si sillej djali që donte t’i rrëmbente të bijën. Dhe ajo që kishte më shumë rëndësi është se babai i juristes kishte dalë shumë i kënaqur prej aty me mendimin se ai djalë ishte fiks për Enin.

Pjesë nga biseda: Eni Çobani: Babai na rriti shumë të lirë, shumë të hapur, komunikative. Nuk e kemi pasur thjesht baba, për ne ishte shok dhe sigurisht që kjo ngjarje do ndahej dhe me të. Ai arriti në një moment që kishte dhe pak shqetësim sepse kjo vajza që ai kishte bërë goxha të mirë, akoma nuk po arrinte të lidhej në një marrëdhënie dhe në momentin që unë i thashë që më pëlqen dikush, për tim atë ishte një arritje. Një ditë të bukur pa më thënë asnjë gjë, merr rrugën, e kishte marrë vesh se ku Aveniri ushtronte biznesin, paraqitet si një klient.

Ardit Gjebrea: Aveniri nuk e njihte babin tënd?

Aveniri: Jo.

Eni Çobani: Njihte vetëm Enin dhe asnjë njeri përveç Enit.

Aveniri: Unë kam pasur një rrjet dyqanesh për këpucë.

Ardit Gjebrea: Dhe babi yt futet si klient në dyqan?

Eni Çobani: Për të blerë një palë këpucë.

Aveniri: Unë rastisi që të isha atje, se unë vazhdimisht bëja furnizimet, shkoja në Itali dhe vija, atë ditë isha çuditërisht atje.

Eni Çobani: Aveniri ishte aty dhe i ka shërbyer si çdo klienti, me shumë edukatë dhe im atë ishte i surprizuar nga fakti i mikpritjes, i të folurit, komunikimit të panjohur me njëri-tjetrin dhe ai këtë donte të kuptonte, si është ky njeri me dikë që nuk e njeh. Kthehet në shtëpi, më thotë këtë veprim. Sigurisht unë ngela pak keq sepse nuk e dija si ishte paraqitur Aveniri dhe ai më tha që Eni ndaj po të njëjtin mendim me ty, mua më duket që ai djalë është për ty.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Showbiz

E ndaloi policia, Gisele Bündchen shpërthen në lot: Më përndjekin paparcët, nuk jetoj dot e qetë

Gisele Bündchen u ndalua nga policia në Surfside, Florida teksa përpiqej t’i shpëtonte një paparaci.…

LEXO ME SHUME
Categories Showbiz

Ky mesazh i Gracianos i thotë të gjitha për marrëdhënien e tij me Argjirën!

Balerini Graciano Tagani i ka dërguar mbrëmjen e djeshme një mesazh partneres së tij, Argjirës,…

LEXO ME SHUME
Categories Showbiz

Egla e zhgënjyer nga Heidi: Më ka lënduar, më nxori nga dhoma(Video)

Marrëdhënia mes Eglës dhe Heidit duket se është krisur. Dy banoret gjatë qëndrimit në shtëpinë…

LEXO ME SHUME
Categories Showbiz

VIDEO/ Një helikopter në Big Brother, hidhen 3 mijë karafila nga qielli për Romeon. Mesazhi nga Donaldi

Donald Veshaj, sot i ka kthyer dhuratën që mori para 3 vitesh në ”Big Brother…

LEXO ME SHUME
Categories Showbiz

Pas daljes nga BBVIP, Lediona merr mesazhin prekës nga i ati. Ja meraku i tij!

Gazetarja Ledjona Xheladinaj pas daljes nga BBVIP3 ka marrë një mesazh emocionues nga babi i…

LEXO ME SHUME